Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Si televizioni ... të lë me barrë
English

Studimi: Si televizioni ... të lë me barrë

Nju Jork, 12 dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Sipas një studimi amerikan, publikuar në “Journal Pediatrics”, shumë të rinj, të cilët shikojnë programe që përmbajnë skena të nxehta seksi, janë dy herë më shumë të predispozuar për një shtatzëni.

Për vite të tëra, dijetarët i kanë alarmuar prindërit që i lënë fëmijët e tyre të shikojnë televizion për orë të tëra.

Tani, hulumtuesit, raportoi CNN, gjithashtu u bëjnë thirrje të mos i lënë të flasin me shokët e tyre për seksin, pasi kjo u shton dëshirën për të.

Sipas tyre, edhe një ekran i vogël, mund të shërbejë si një nxitës dhe një anti-kontraceptiv.

"Ne e dimë se prindërit janë të zënë, por ata duhet të ulen pranë fëmijëve të tyre dhe të komentojnë skenat hot të shikuara, duke i ndihmuar ata të kuptojnë, në mënyrë që ajo të kthehet kështu në një kohë të mësuari", thotë Chandra Anuta, e cila ka qenë në krye të ekipit hulumtues.

Duke analizuar përmbajtjen e televizionit, studiuesit argumentojnë se çdo dhjetë minuta ka një skenë që të kujton erotikën dhe seksualitetin.

r.b/NOA

KOMENTE