Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirana së shpejti me një bibliotekë bashkiake
English

Tirana së shpejti me një bibliotekë bashkiake

Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA – Tirana do të ketë së shpejti një bibliotekë bashkiake, ku do të kenë akses të gjithë, studentët dhe qytetarët e Tiranës.

Puna për gjetjen e vendndodhjes dhe përgatitjen e saj ka nisur.

Këtë premtim e ka rikujtuar vetë kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë ceremonisë së inaugurimit të bibliotekës së shkollës në një nga universitetet e Tiranës.

“Ka edhe një dimension tjetër shumë të rëndësishëm, të cilin dua ta cek shkurtimisht. Para 6 muajsh, kur unë isha ende kandidat për Kryetar bashkie, një nga konceptet që preka, në raport me botën studentore ishte ajo e një biblioteke bashkiake universitare. Shumëkush dhe disa miq të mirë ngritën vetullat dhe thanë: - “Ç’është kjo; ku është lidhja mes një biblioteke universitare dhe një biblioteke bashkiake; a nuk është mirë që Bashkia të ketë bibliotekën e vet apo bibliotekat e veta pranë komunitetit dhe çdo universitet të zhvillojë fondin e vet, në bashkëpunim me botën akademike, pra me universitetet e tjera apo jo?!”, u shpreh kryebashkiaku gjatë ceremonisë.

Në këtë suazë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se Bashkia duhet të marrë përgjegjësi të plota për një akses më të madh dhe më të pasur ndaj librit në qytetin e Tiranës, duke mos anashkaluar e mbyllur sytë ndaj energjisë së jashtëzakonshme, që përfaqëson bota universitare në Tiranë.

“Një Tiranë që së shpejti do të ketë 100 mijë studentë është një pasuri e madhe, të cilën as Bashkia, as Kryetari i Bashkisë nuk mund ta lënë jashtë llogarive, kur bëhet fjalë për zhvillimin e qytetit, kur bëhet fjalë për iniciativa të reja, kur bëhet fjalë për përqafimin e diturisë dhe kur bëhet fjalë për kontaktin me librin, ndaj unë jam krenar që sot jemi pjesë modeste e këtij projekti, nga i cili kemi përfituar 3000 libra”, tha ai.

Kryebashkiaku lajmëroi se Bashkia është në fazën e përgatitjes për të bërë realitet hapësirën fizike, por edhe mekanizmat bashkërendues, teknologjinë e informacionit, për të ndihmuar qarkullimin e lirë të librit mes universiteteve të Tiranës dhe për të rritur aksesin tek libri, si rruga e vetme drejt dijes dhe progresit.

Gjatë ceremonisë së përurimit të bibliotekës së universitetit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se hapja e kësaj biblioteke shënon një gur kilometrik të përmasave rajonale.

“Kjo është jo vetëm biblioteka më e madhe e librave në gjuhën anglezeTiranë, Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Europës Juglindore dhe është dëshmia më e qartë e ritmeve me të cilat po ecim, ju si Universitet, bota universitare në tërësi, Tirana dhe shoqëria shqiptare drejt objektivave që i kemi vënë vetes, si një shoqëri e gatshme, e denjë dhe me energji e potencial të plotë, për të realizuar integrimin europian, në çdo dimension të tij”, u shpreh Basha.

Kjo bibliotekë ka një fond prej 50 mijë librash, dhe njihet si biblioteka universitare më e madhe në vendin tonë dhe ndër më të mëdhatë e këtij lloji në rajon.

Brenda janarit kësaj biblioteke do t’i shtohet dhe një kontigjent tjetër prej 25 mijë librash.

Ky universitet i ka dhuruar Bashkisë së Tiranës, një fond prej 3 mijë librash, në mbështetje të projektit të Kryetarit të Bashkisë për ngritjen e një biblioteke bashkiake.

mit/NOA

KOMENTE