English

Vdes kalimtari në aksident, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë

Tiranë 12 dhjetor 2011, NOA – Shoferi i linjës Tiranë-Vaqarr është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës pasi ka aksidentuar për vdekje një person.

Arland Halil Halili, 34 vjec, banues Pezë e Madhe Tiranë, është arrestuar pasi rreth 17.20, në rrugën ”Llazi Miho” në “Kombinat” ka goditur me autobus Tahir Shpend Osmanajn.

Halili ka qenë në drejtimin e autobusit të markës “Otoyol”, me targa TR 0575 J, duke qarkulluar nga Tirana në drejtim të Vaqarrit. Ndërsa kalimtari ka qenë duke kaluar nga e majta në të djathtë. Osmani është dërguar me mjete të rastit për ndihmë mjekësore. Por pas disa orësh ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak.

a.k/NOA

KOMENTE