English

Chelsea, në sulm për Robinhon, Milan në rrezik

Londër, 13 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Bombë në merkato e lëshuar nga Daily Star, sipas së cilës Chelsea është e gatshme të kryejë një sulm në drejtim të Milanit për Robinho.

Lajmi vjen nga Anglia dhe orët e fundit duhet thënë se zërat në lidhje me këtë marrëveshje janë shtuar së tepërmi.

Sipas të përditshmes angleze, “Blutë e Londrës”, po kërkojnë të shfrytëzojnë tratativën që do të sjellë Tevez tek Milan për të marrë nën kontroll kartonin e sulmuesit brazilian, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Robinho vlerësohet nga Milani 20 milionë euro. Këto janë para të cilat padyshim do ta ndihmonin klubin kuq e zi për të mbyllur pa problem marrëveshjen për argjentinasin e Manchester City.

r.b/NOA

KOMENTE