English

Kinë, vdesin 15 fëmijë në aksident rrugor

Kinë, 13 dhjetor 2011, NOA - Së paku 15 fëmijë të shkollave fillore kanë vdekur në një aksident me autobus në Kinën lindore.

Tetë fëmijë të tjerë janë plagosur kur autobusi i shkollës doli jashtë rrugës për t’iu shmangur një veture tjetër në provincën Jiangsu. Ky aksident vjen pikërisht në kohën kur në Kinë po debatohet për sigurinë e autobusëve të shkollave.

Muajin e kaluar, 19 nxënës dhe dy të rritur u vranë kur autobusi i shkollës së tyre u përplas me një kamion në veriperëndim të provincës Gansu.

NOA/RFE

KOMENTE