Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nafta “Virgin”, Prokuroria çon në gjykatë 16 të pandehur
English

Nafta “Virgin”, Prokuroria çon në gjykatë 16 të pandehur

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA- Prokuroria ka dërguar në gjykatë 16 të pandehur të implikuar në çështjen e naftës “Virgin”.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al. Prokuroria e Tiranës në përfundim të hetimit, ka paraqitur kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve Hajri Elezaj, Iljas Fisheku, Bledar Rama, Edmond Ferraj, Dashamir Kasaj, Arian Daci, Flamur Merkaj, Genci Prence, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi , Gazmend Serjanaj, Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi si dhe të personit juridik “Euroil Sha”.

Burime zyrtare nga Prokuroria thanë për NOA.al, se shoqëria "Euroil sha" është shoqëri anonime e themeluar më tetor të vitit 2005 me objekt aktiviteti “Tregti karburantesh me shumicë ”. Përfaqësues ligjor i kësaj shoqërie si dhe aksioner i vetëm është Hajri Elezaj. Midis shoqërisë “Armo Sha” dhe shoqërisë “Euroil Sha” janë lidhur kontrata me objekt shitblerjen e naftës “Virgin”.

Nafta “Virgin” e njohur me emrin teknik “Benzinë e Hidropastruar” nuk është produkt i gatshëm për tregtim në tregun shqiptar. Nafta “Virgin” është nënprodukt që del nga rafinimi i naftës bruto pas një procesi dytësor për pastrimin e saj nga squfuri.

Në kuadër të verifikimit mbi destinacionin e sasisë së naftës “Virgin” të blerë nga shoqëria “Euroil sha” me qëllim eksportin jashtë vendit nëpërmjet pikave doganore, në Degën e Doganës Vlore janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale tre praktika doganore eksporti në emër të subjektit "Euroil sha" me mijëra ton.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet që në muajin tetor të vitit 2010 për shpërdorim të naftës së shtetit. Në këtë hetim janë përfshirë 2 kompani, të cilat bënin kontrabandë me naftën “Virgin”, duke e regjistruar sikur po eksportohej, ndërkohë që e shisnin atë në karburantet e ndryshme në vend.

Nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007-2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si “Virgin”, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum.

Më poshtë të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:

1. Hajri Elezaj , i biri i Hajredin dhe i Xhemiles i ditl. 14.06.1967 , lindur ne Kukës, dhe banues ne Rr. Anastas Kullurjoti, Nr.5, Tirane, me arsim të lartë, i martuar me dy fëmijë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 404/3 dt. 31.08.2011 ka vendosur “deklarimin e ikjes”

Akuzuar: Për veprat penale të:

•“Mashtrimit” me pasoja të renda parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

•“Falsifikimit të dokumentave” më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal.

• “Largimi i të burgosur nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga neni 323/1 i K.Penal.

2. Iljas Fisheku , i biri i Isa dhe i Behijes, i ditl. 11.02.1959 lindur ne Fier, dhe banues Mbrostar Ura, Fier, me arsim të mesëm, i martuar, kombësi dhe shtetësi shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” aktualisht me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

Akuzuar: Për veprën penale të: “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

3. Bledar Rama, i biri i Fatmirit dhe i Behares i ditl. 12.06.1976, lindur ne Ballsh, dhe banues në Lagjen 5 Shkurti, i martuar, kombësia dhe shtetësia shqiptare, i hetuar me mase sigurimi “arrest në burg”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin dt. 31.08.2011 ka vendosur “deklarimin e ikjes”.

Akuzuar: Për veprën penale të “Mashtrimit” në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

4. Edmond Ferraj , i biri i Kaso dhe i Lumturisë i ditl. 19.04.1974 , lindur dhe banues në Lagjen 28 Nëntori, pall. 1100, Vlorë. me arsim të lartë, i punësuar në Degën e Doganës Vlorë, i martuar me dy fëmijë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”,

Akuzuar: Për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 i K. Penal.

5. Arian Daci , i biri i Allushit dhe Faikes, i ditl. 15.11.2011, lindur në Tepelenë, dhe banues në Rr. Muhamet Gjollesha, pall.7, i punësuar në Drejtorinë e Antikontrabandës, i martuar me dy fëmijë, kombësia dhe shtetësia shqiptare, i hetuar ne gjendje të lirë,

Akuzuar: Për veprën penale të, “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 i K. Penal.

6. Dashamir Kasaj, i biri i Veip dhe i Bardhyle, i ditl. 25.04.1959 , lindur Këlcyrë, Përmet dhe banues në Tiranë, Rr. Sami Frashëri, pall.15,shk.3 ap.21, me arsim të lartë, i punësuar inspektor në Drejtorinë e Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, i martuar me dy fëmijë, kombësia dhe shtetësia shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”,

Akuzuar: Për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

7.Fadil Abdurramani, i biri i Mediut dhe i Fizes i ditl. 22.11.1950, lindur në Lushnje, dhe banues fshatin Shkallnur Durrës, i martuar me pesë fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

Akuzuar: Për veprën penale, “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

8. Flamur Merkaj, i biri i Rexhepit dhe Aishe i ditl. 07.04.1956, lindur në fshatin Ismetaj të Fierit dhe banues në fshatin Vajkan, Komuna Mbrostar, Ura Fier, i martuar, kombësia dhe shtetësia shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

Akuzuar: Për veprën penale: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

9.Gazmend Serjanaj, i biri i Faslliut dhe i Vitos i ditl.18.04.1971, lindur në Fier, dhe banues në Mbrostar Ura Fier, i martuar, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 407/2 dt. 01.09.2011 ka vendosur “deklarimin e ikjes”,

Akuzuar: Për veprën penale të: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

10. Genci Prence , i biri i Llazarit dhe i Inxhikes i ditl. 02.02.1973, lindur në Lushnje, dhe banues fshatin Rrapëz Komuna Kolonjë, Lushnje, i martuar, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

Akuzuar: Për veprën penale, “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

11. Kadri Hajredini, i biri i Rakipit dhe i Mydere i ditl.01.04.1952, lindur në Rrapëz, Lushnje, dhe banues në Rrapëz, Komuna Bubullimë, Lushnjë, i martuar me katër fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar në gjendje me masë sigurimi “arrest ne burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” ,

Akuzuar: Për veprën penale: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

12. Reshat Aleksi, i biri i Amza dhe i Ismete, i ditl. 27.02.1953, lindur në Maskuri, dhe banues në Shkallnur Durrës, i martuar me pesë fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

Akuzuar: Për veprën penale të: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

13. Vladimir Koteci, i biri i Kilos dhe i Naunkes i ditl.23.05.1960, lindur në Gradisht Lushnje, dhe banues në qytetin e Lushnjes, Lgj. Çlirimi, pall.17, i martuar me dy fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

Akuzuar: Për veprën penale të: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

14. Nikollaq Llozi, i biri i Llazit dhe i Lemes, i dit.15.03.1964, lindur në Libofshë, dhe banues në fshatin Libofshë Fier, i martuar me dy fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar në gjendje të lirë,

Akuzuar: Për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

15. Fatmir Kaja, i biri i Rapit dhe i Nailes, lindur në datën 01.01.1959, në Mbrostar- Ura, Fier dhe banues në Mbrostar, Ura, Fier, i martuar me dy fëmijë, i padënuar më parë, i hetuar në gjendje të lirë,

Akuzuar: Për veprën penale , “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

16. Personi juridik Euroil sha.” i regjistruar si person juridik me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.34143 vendimi, datë 12.10.2005, me seli “Rruga Anastas Kulluriati, Nr. 5 Tiranë me NIPT K52302801C dhe me përfaqësues ligjor shtetasin Hajri Elezaj,

Akuzuar: Për veprën penale të:

• “Mashtrimit” me pasoja të rënda parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

• “Falsifikimit të dokumentave” më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal.

a.y/NOA

KOMENTE