Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet për shkaqet që u morën jetën krerëve të bluve në Përmet (Foto)
English

Policia flet për shkaqet që u morën jetën krerëve të bluve në Përmet (Foto)

Përmet, 13 dhjetor 2011, NOA- Policia e Gjirokastrës nëpërmjet një komunikate zyrtare flet për shkaqet që u morën jetën dy efektivëve të policisë së Përmetit.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, rreth orës 17.30, në aksin rrugor Këlcyrë -Përmet, një automjet tip Benz me targa Dr 6279 B, që drejtohej nga shtetasi Petrit Lata, Oficer Policie me detyrë Specialist Për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet, i cili ecte nga Këlcyra në Përmet, si pasojë e mjegullës dhe shiut të rrëmbyer, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën mbrojtëse të Urës në vendin e quajtur Veroniq.

Si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me bordurat prej betoni të urës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit 43 vjeçari Petrit Lata, i cili ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.

Në automjet bashkë me Latën udhëtonte edhe Nuri Kërçani, 40 vjeç, i martuar oficer Policie me detyrë Shefi i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Përmet, i cili nga përplasja me bordurën e urës ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e qytetit të Përmetit, ku me gjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha pas gjysmë ore ka humbur jetën në spital.

Menjëherë në vendngjarje mburriti grupi hetimor nga ku rezultoi se shkaku i daljes nga rruga ishte shiu i dendur dhe mjegulla, ku si pasojë e kufizimit të shikimit dhe lagështirës së madhe, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë është përplasur me bordurën e urës.

Po sipas uniformave blu bëhet e ditur se, dy oficerët e Policisë ishin në krye të detyrës pasi kishin shkuar për kontroll të shërbimeve në Këlcyrë ku dhe funksiononte një pikë kontrolli në bazë të një plani masash të hartuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe Komisariateve të Policisë në varësi të saj, si dhe në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor , “Për forcimin e rendit dhe sigurisë , kontrollin e personave që mund të lëvizim me armë zjarri, parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të aksidenteve rrugore”.

Aksidenti ka ndodhur teksa dy viktimat, pasi kanë kontrolluar shërbimet janë nisur për në Komisariatin e Policisë Përmet.

a.y/NOA

KOMENTE