Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama kursen deklaratat, çmon punën për përzgjedhjen e Ombudusmanit
English

Rama kursen deklaratat, çmon punën për përzgjedhjen e Ombudusmanit

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ia ka kushtuar fjalimin e tij të hapur për mediat në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, rikonfirmimit të votës kundër kandidaturës së Bujar Leskaj në krye të KLSH-së dhe dëgjesës publike për Avokatin e Popullit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

një fjalim tejet të shkurtër të përbërë vetëm nga tri fjali, kryesocialisti Rama deklaroi se dëgjesa publike për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit është një provë dalluese mes socialistëve dhe kundërshtarëve të tyre në politikë.

Zoti Rama vlerësoi punën e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke nënvizuar se komisioni në fjalë ka një detyrë të vështirë.

Ai e cilësoi përzgjedhjen e Avokatit të Popullit si një gur themeli për demokracinë në përzgjedhjen e figurave në strukturat e larta të shtetit.

“Dje u mbajt dëgjesa publike për Avokatin e Popullit. Procesi për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit është i mirëorganizuar”, tha Rama duke shprehur besimin në punën e Komisionit.

Partia Socialiste i hapi rrugën për të parën herë këtij procesi të përzgjedhjes në mënyrë publike të një kandidati për një post të lartë shtetëror.

Dhe kjo për faktin se Avokati i Popullit duhet të jetë i paanshëm dhe të mbrojë interesat e popullit, kur ky i fundit cënohet apo nëpërkëmbet nga shteti.

Në fjalimin e Kryetarit të PS-së në mbledhjen e grupit nuk u lëshua asnjë deklaratë apo akuzë politike kundër kreut të mazhorancës.

Kjo, ndoshta për shkak të gjendjes shëndetësore të kryeministrit, të cilit kundërshtari politik Edi Rama ka dashur t’i kursejë një lodhje më shumë.

Mbrëmë kryesocialisti Rama pasi mësoi për debolesën e kryeministrit gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e kremtimit të përvjetorit të 21-të të themelimit të PD-së do të shkruante në rrjetin social në Twitter, se “Sapo dëgjova për sëkëlldinë e Saliut në festë. Ndjej keqardhje dhe uroj sinqerisht që të mos jetë asgjë serioze për shëndetin. Të shkuara!”, shkruante Kryetari i opozitës Edi Rama.

Ndërkohë, kandidatët për Avokatin e Popullit janë 12:

1. Artur Lazebeu

2. Besnik Dervishi

3. Bilal Kola

4. Blerta Kraja

5. Dëshira Subashi

6. Elisabeta Imeraj

7. Ermir Dobjani

8. Ksenofon Krisafi

9. Igli Totozani

10. Përparim Kabo

11. Qirjako Qirko

12. Sokol Hazizaj

mit/NOA

KOMENTE