English

Berisha flet për gjendjen shëndetësore: Ndjehem shumë mirë

Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA- Kryeministri Sali Berisha ka folur sot në mbledhjen e qeverisë për gjendjen shëndetësore. Përballë ministrave të kabinetit, ai ka dhënë detaje nga ngjarja e 21 dhjetorit, ku pësoi një moment dobësie, si pasojë e një viroze. Kreu i qeverisë u shpreh se një ngjarje e tillë i ka ndodhur vetëm rreth 10 vite më parë në qytetin e Vlorës.

Berisha ka dhënë dhe detaje nga ana mjekësore në lidhje me analizat që ka bërë dhe gjendjen aktuale.

“Shpjegimi është hiper energjia. Në tërësi këto japin temperatura të larta, kurse në një organizëm që reagon fuqishëm krijohen episode të tilla të cilat kanë ardhur në zvogëlim. Pra ndjehem shumë mirë. Rezultoi që sistemi i të gjitha enëve të gjakut nuk kishte asnjë pllakë estaromtoze. Kjo do të thotë; sistem që nuk ka moshë”, tha Berisha.

Ai ka falënderuar mjekër për përkushtimin dhe mesazhet e urimit që ka marrë duke shtuar se mesazhet e miqve kanë qenë shërim.

a.k/NOA

KOMENTE