Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kriza e borxheve afatgjatë, dy kushte për ta parandaluar
English

Berisha: Kriza e borxheve afatgjatë, dy kushte për ta parandaluar

Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA Update – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se ngushtimi i defiçitit buxhetor dhe mbajtja e borxhit nën 60 për qind janë dy kushtet që mund të parandalojnë ekonominë nga kriza e thellë e borxheve, e cila do të mbajë mbërthyer Europën për një kohë të gjatë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Një konkluzion është universal e përfundimtar. Kriza e borxheve është e do të jetë krizë afatgjatë. Ajo që u bë në samitin e fundit në Bruksel ishte një akt ligjor europian shumë i rëndësishëm për të vendosur themelet e financave të këtij shekulli. E vërteta është se mekanizmat e financave të shekullit të kaluar në tërësinë e tyre janë përgjegjëse për këtë që ne përjetojmë sot. Një gjë është shumë e sigurt që ngushtimi i deficitit buxhetor dhe mbajtja e borxhit nën 60 për qind dhe ngushtimi drastik i deficitit buxhetor janë dy kushtet, të cilat do të parandalojnë në të ardhmen kriza të tilla. Ky është një proces në vazhdim dhe me përcaktimin e rregullave të reja të financave me këto ligje të vendosura, me këtë marrëveshje që arrihet në vendet anëtare të Bashkimit Europian të zonës euro dhe pastaj atyre që do të ecin drejt zonës së euros vendoset një disiplinë e hekurt në shpenzime”, deklaroi kryeministri Berisha.

Ai nënvizoi se faktor tjetër themelor në bazë të të këtij problemi madhor, me të cilin përballet sot Europa e bota, është evazioni fiskal.

“Sa më të larta taksat aq më i lartë evazioni. Unë nuk pretendoj dhe nuk them se duhet marrë shembull nga Shqipëria. Shqipëria ndjek modelin e saj me sukses të plotë, por e vërteta është se me përgjysmimin e taksave, ky vend ka inkasuar së paku, 8 miliardë dollarë më shumë”, u shpreh shefi i qeverisë.

Sipas tij në Bruksel u vendos që në ligjin e buxheteve, është e domosdoshme që të mos shpenzohet pa plan të mirëpërcaktuar dhe të shtrihen këmbët sa është jorgani.

Kryeministri tha se është tejet e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të lehtësuar barrën mbi biznesin duke premtuar se vitin e ardhshëm qeveria do të fokusohet në zgjerimin gjithnjë e më shumë të hapësirës së lirisë për bizneset dhe ekonominë.

“Ne na del detyrë të zgjerojmë gjithnjë e më shumë hapësirën e lirisë për bizneset, për ekonominë. Çdo hap në këtë drejtim është i një rëndësie jetike. Të mos harrojmë se ne kemi bërë një përparim të shkëlqyer në fushën e koncesioneve në energji dhe kjo është një nga rastet më unike, absolutisht, në Europë e në botë. Në një hark kohor të shkurtër janë firmosur 110 kontrata për rreth 300 hidrocentrale, nga të cilët, në 73 ose kanë filluar, ose kanë avancuar, ose kanë përfunduar punimet. Ne duhet të kemi qëllimin më kryesor partneritetin publik privat, i cili nuk është i njëjtë me koncesionin, është shumë i ngjashëm, por jo identik, por është një mekanizëm kryesor për të shumëfishuar investimet, për të mobilizuar kapitalin privat, në vepra të përbashkëta me qeverinë. Ndaj detyrë kryesore për vitin e ardhshëm kemi në këtë aspekt, aplikimin e partneritetit publik privat, në të gjitha fushat, sikundër në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit vetëm falë reformave ekonomike vendi do t’i shpëtojë krizës së borxheve.

“Ndaj duhet një përqendrim shumë i madh në reformën ekonomike, në mënyrë që dallgët e krizës të mos e përfshijnë këtë vend. Sigurisht, pasojat e saj ndjehen, por vendi ka rritje ekonomike dhe për shqiptarët është jetike ruajtja e rritjes ekonomike. Pa rritjen ekonomike do të kishte jo rritje, por ulje të ndjeshme të pagave. Pa rritjen ekonomike do të kishte jo rritje, por ulje të ndjeshme të pensioneve. Pa rritjen ekonomike nuk do mund të kishte investime. Pa rritjen ekonomike do të kishte rritje të madhe të papunësisë dhe ne jemi vërtet, i vetmi vend që shënon ulje të qartë të papunësisë”, preçizoi shefi i mazhorancës.

Ai trajtoi këtu çështje të rëndësishme që lidhen me thjeshtimin e procedurave burokratike, duke u kërkuar ministrave të kabinetit të shqyrtojnë qëndrimet e agjencive që varen prej tyre, mbi lejet e liçencat, zvarritjen dhe burokracinë, si dhe të paraqesin listën e autorizimeve për të parë mundësitë për thjeshtimin e tyre.

“Ne kemi bërë një punë shumë të madhe si qeveri përsa i përket licencave. Kemi hequr 2/3 e tyre dhe kemi grupuar 1/3 në Qendrën Kombëtare të Liçencave dhe Lejeve. Me gjithë këtë përpjekje, për shkak të lejeve të ndërtimit, të cilat përbëjnë ndofta lejen e parë për nga rëndësia dhe mjerisht, të vlerësuara këto vetëm për Tiranën, ne u renditëm vitin që shkoi, në vendin e 183 në botë”, tha zot Berisha.

Kryeministri përmendi dhe vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës, e cila ka marrë përsipër që ta sjellë këtë lejë në afatin kohor 45 ditor, një nga afatet minimale që ekziston.

“Kjo ka një rëndësi shumë të madhe. Por, zotërinj ministra, unë kërkoj nga ju të shqyrtoni për të nxjerrë konkluzione mbi qëndrimet e agjencive që varen nga ju, mbi lejet e licencat, zvarritjen dhe burokracinë e tyre. Ka ankesa, nuk janë të shumta, por e vërteta është se ka ankesa sporadike, të rralla të jem i sinqertë, që agjencitë nuk i përgjigjen Qendrës Kombëtare të Lejeve dhe Licencave në afatin e duhur kohor. Sigurisht, Qendra do të ketë porosi t’jua dërgojë juve të gjitha rastet e vonesave, por kjo mund të kontrollohet fare mirë nga ju, duke marrë në protokoll datën e paraqitjes së kërkesës tek ju dhe përgjigjes së saj. Kjo është e një rëndësie të jashtëzakonshme”, nënvizoi kryeministri.

mit/NOA

KOMENTE