English

Kapen 300 kg hashash në Durrës, arrestohet shoferi i kamionit

Durrës, 14 dhjetor, 2011, NOA – Një sasi e konsiderueshme droge është kapur sot në Portin e Durrësit. Policia e qytetet bregdetar ka arritur të bllokojë rreth 300 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Droga është kapur në një kamion me targa AA 342 BU në Portin e Durrësit. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Italinë.

Policia ka arrestuar dh drejtuesin e mjetit, 38-vjeçari Besnik Yzeiraj nga Durrësi.

Pritet që policia e Durrësit të jap detaje të tjera në lidhje me drogën.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE