Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në qytetin e Alfabetit
English

Në qytetin e Alfabetit

"Duke shëtitur nëpër këtë qytet me një fizionomi të pastër dhe të bukur, me gjurmë që ka lënë mbi këtë qytet koha, e cila është detyrimisht faktori kryesor për gjithçka, por që fatkeqësisht ne shqiptarëve na ka shkelur, e mendoja vet me veti se sa lehtë e kemi ne, që vijmë nga qytete tjera të tregohemi shqiptarë, po për dallim prej shqiptarëve të këtij qyteti ama".

Nga Ardian Ramadani

Kënaqësi e jashtëzakonshme, mall i papërshkruar, por edhe një hidhërim dhe pezm i madh ndaj politikës shqiptare në përgjithësi. I gjithë ky mish mash ndjenjash, i përshkruar nga ndjenja e të qenit i shokuar, për shkak që një fati të hidhur historik, që detyroi shqiptarët të harrojnë dhe të braktisin këtë qytet, por kulmin e saj e arriti me anashkalimin e këtij qyteti nga politika shqiptare, e cila është në shkallën më të lartë të papërgjegjësisë dhe të omertës së dëmshme.

Duke shëtitur nëpër këtë qytet me një fizionomi të pastër dhe të bukur, me gjurmë që ka lënë mbi këtë qytet koha, e cila është detyrimisht faktori kryesor për gjithçka, por që fatkeqësisht ne shqiptarëve na ka shkelur, e mendoja vet me veti se sa lehtë e kemi ne, që vijmë nga qytete tjera të tregohemi shqiptarë, po për dallim prej shqiptarëve të këtij qyteti ama.

Edhe pse është shumë e qartë se sot e kemi shumë vështirë të tregohemi si shqiptarë edhe në Tetovë, Shkup, Gostivar.... dhe në qytetet tjera ku jemi shumicë, ose ku kemi ngelur si të tillë, për shkak se edhe në këto qytete flamuri na u zvogëlua, gjuhën shqipe e kemi të cunguar, zonat shqiptare ngjasojnë me rrugët e vdekjes dhe të varfërisë, pa elektrifikim, pa asfalt, pa kanalizim pa asgjë, me ca ngrehina të ndërtuara shkel e shko, të legalizuara e korrupsion... dhe e gjithë kjo për shkak të politikës skajshmërisht servile, të dëmshme dhe poltrone shqiptare, në anën tjetër mendoja se si u arrit që qyteti i bukur i alfabetit shqiptar, Manastiri të shndërrohet në qytet pa asnjë element të theksuar shqipar, me vetëm disa xhami, në të cilat poashtu besimtarët myslimanë nuk ndiheshin aspak të qetë, ngase kishin kujtime të hidhura nga bashkëqytetarët e tyre, e ato kujtime i kishin fare të freskëta, duke u frikësuar të tregojnë se çka janë me përkatësi kombëtare dhe fetare, ngase ndjenja e nacionalizmit dhe shovinizmit sllav, i ndihmuar nga omerta e politikës shqiptare, kishte sjellur këtë qytet në derexhen e humbjes së gjurmëve shqiptare.

Tek shëtita nëpër të ashtuquajturin “Shirok Sokak”, dëgjoja hapat e rilindësve shqiptarë si dhe kushtrimet e tyre drejtuar shqiptarëve gjetiu, e mbi të gjitha politikës së përbaltur shqiptare, që të mos harrojnë qytetin e bukur, perlën e këtij rajoni, qyteti i cili qëndisi shkronjat e bukura të gjuhës shqipe, qyteti i cili u shndërrua në simbol të asaj që shqiptarët do të quanin gjuhë shqipe. Edhe pse ky qytet nuk mund të jetë vetëm vend ku strehohen dhe rrinë të gjallët, e këtë duhet ta dijë politika shqiptare, por është një qytet ku duhet tentuar të sigurohet pavdekshmëria e ndërtuesve.

Ky qytet i cili në mua, u shfaqmë si një përmallim i aktuales mbi të shkuarën e lavdishme, më preku thellë ndërgjegjen time shqiptare dhe qytetare, për atë se si nga pakujdesia jonë, nga mungesa e vizionit, nga mungesa e sensit të mirëfilltë politik, po pse jo edhe gjeopolitik, kemi lejuar, e po lejojmë që qytetet tona shqiptare, të humbin elementin e tyre autentik dhe të bëhen qytete pa asnjë nam e nishan shqiptar.

Manastiri, edhe pse ishte pjesë e Vilajetit shqiptar, atij të Manastirit, qyteti i cili na dhuroi gjënë më të bukur, alfabetin shqiptar, pa të cilin nuk do të ishim në gjendje të i thurnim fjalët e fjalitë e shumta, është imperativ kohor që të mos lihet në mëshirë të fatit, që partitë politike shqiptare, e sidomos ai që është në qeveri, të mos i mbajë veshët mbyllur e xhepat hapur, kur të vie fjala për këtë qytet. Në mes tjerash, duke ecur në këtë qytet, të cilit ia kemi borxh përkujdesjen institucionale dhe mosharresën, ngase e dimë se çka na ka dhënë, e për këtë duhet të jemi krenar, kërkon që të dalë nga lëvozhga e anonimitetit në të cilën e ka futur politika shtetërore sllave, e posaçërisht elementin shqiptar.

Ky qytet i cili i dha kulturës dhe kombit shqiptar çelësat e komunikimit dhe të kuptimit, qyteti ku veproi dhe punoi një njeri, kontribuues i madh i çështjes shqiptare, i cili do të zejë vendin në mesin e figurave të pashlyeshme kombëtare, (bëhet fjalë për z. Muharrem Nexhipin e ndjerë), lëshon klithmat e fundit dhe përshpëritmat që të bëjnë të qash me lot si fëmijë, për mosanashkalim nga faktori politk shqiptar qeveritar, po edhe nga të gjitha institucionet relevante shqiptare në Shqipëri, Kosovë e gjetiu ku veprohet, frymohet dhe mbi të gjitha FLITET shqip, falë këtij qyteti të bekuar shqiptar. Ky qytet, meriton të shpallet Konsull i Shqiptarisë, tempulli i gjuhës dhe i kulturës shqiptare, meriton respekt, përkujdesje institucionale, përkushtim dhe mbi të gjitha, vazhdimin e ekzistimit dhe kultivimit të elementit dhe substratit shqiptar, elemente këto ku ky qytet i ka rrënjët thellë dhe të pashlyeshme.

NOA

KOMENTE