Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Riformatimi i skenës politike në Maqedoni
English

Riformatimi i skenës politike në Maqedoni

Shkup, 14 dhjetor 2011, NOA - Marrëveshja për unifikimin dhe bashkëveprimin opozitar midis dy partive shqiptare PDSH dhe RDK është një ndryshim i ri në skenën politike në Maqedoni.

Dy partitë opozitare planifikojnë zgjerimin e tyre edhe me parti tjera dhe organizata të spektrit joqeveritar, duke synuar një front opozitar, informon agjencia e lajmeve INA.

Liderët e këtyre dy partive opozitare Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani theksuan se bashkëveprimi ndodh në funksion të “realizimit të objektivave të përbashkëta, që janë në dobi të shqiptarëve dhe që do të jenë në funksion të tejkalimit të problemeve të shumta të vendit në veçanti zhbllokimit të procesit të integrimit të vendit”.

Rigrupimi i opozitës është mirëpritur nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI.

Kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka përshëndetur marrëveshjen midis dy forcave opozitare, duke theksuar se nga bashkimet nuk ka asgjë të keqe.

“Nuk është pjesë e axhendës dhe programit që ne t’i fusim në konflikt shqiptarët, ne shqiptarët duam që t’i shohim bashkë dhe nga ky parim unë përshëndeta nismën e partive opozitare, por sa më bashkë bëhen ata më të fortë jemi ne”, tha Ahmeti.

Nga ana tjetër, në kampin opozitar maqedonas mbetet aktiv koalicioni i zgjeruar opozitar i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).

Kjo parti ka ngritur nisma për zgjerimin e frontit opozitar, duke ftuar edhe partitë shqiptare.

Në bllokun opozitar maqedonas është përshëndetur nisma e bashkëveprimit të dy partive shqiptare PDSH dhe RDK.

Por, këto të fundit ende nuk janë deklaruar nëse ftesa për bashkëpunimin do të vazhdojë edhe për forcat e tjera politike më të vogla si DR, BDSH, PPD, etj.

INA/NOA

KOMENTE
  • Ljuto Resel23:25 - 14 Dhjetor 2011
    Spari ju uroj suksese dhekam shpres qe kto parti dot bashkojn edhe partit tjera dhe km besim qe me bashkimin e partive ne ish R dot bajn nje pun te madhe te cilen ky popull e pret dhe kam bindjen me bashkimin e partive ne dot te jemi mate fort dhe dot realizohen endrrat e Shqiptareve se kam mendim qe dot baen shum ndryshime ne jeten e perditshme te ktij Populli .Me Rrespekt Gurbetqari