Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transformon në Ferrari një Pontiac, policia sulet dhe ia sekuestron
English

Transformon në Ferrari një Pontiac, policia sulet dhe ia sekuestron

Itali, 14 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Vetura ishte mëse e ngjashme me një Ferrari: karroceria, rrotat, vetë makina brenda, e madje deri në detajet më të vogla të mundshme.

Megjithatë kjo Ferrari e kuqe flakë që ju shihni në foto, nuk rezultonte të ishte e vërtetë pasi bëhej fjalë për një Pontiac modeli “Fiero Ruha”.

Pronari i saj, një person nga provinca italiane Ravanusa, është denoncuar nga policia financiare për shkelje të rregullave dhe konkurrencës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Autovetura është sekuestruar menjëherë. Personi që dispononte makinën duke shëtitur nëpër këtë veturë jashtë serie, të ngjashme në çdo detaj me një Ferrari, kishte tërhequr vëmendjen e hetuesve, të cilët menjëherë verifikuan regjistrimin e saj që rezultoi i rremë.

Aktualisht po hetohet mbi karrocerinë që është modifikuar në këtë veturë, kush dhe pse e ka bërë, kurse vetë kompania e Ferrarit ka deklaruar se kemi të bëjmë me manipulim të imazhit të produktit të saj unik.

r.b/NOA

KOMENTE