Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tur informues për programin Bota e Nryshimit, e Fondacionit Vodafone Albania
English

Tur informues për programin Bota e Nryshimit, e Fondacionit Vodafone Albania

Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA- Programi Bota e Ndryshimit është bërë tashmë një program i njohur për shqiptarët pasi është një program i cili ofron mundësi unike për këdo që dëshiron dhe ka aftësinë për të ndërmarrë një iniciativë për mbështetje sociale. Që prej katër vitesh Fondacioni Vodafone Albania ofron mbështetje financiare për individë që marrin përsipër të dedikojnë një vit nga koha e tyre për të realizuar një projekt me impakt social.

Tashmë kanë filluar aplikimet për vitin e pestë të programit “Bota e Ndryshimit” dhe të gjithë aplikantët mund të gjejnë hollësi se si mund të aplikojnë duke klikuar në faqen www.vodafone.al/foundation.

Veç kësaj që prej datës 8 Dhjetor Fondacioni ka nisur një tur informues duke filluar më qytetin e Durrësit dhe duke vijuar me Beratin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën, Korçën, Burrelin, Peshkopinë, Kukësin e Lezhën.

Ditën e Shtunë 17 Dhjetor ora 16.30 përfaqësues të Fondacionit do të jenë në Teatrin Metropol në Tiranë për të bërë një prezantim të mundësive që ofron programi Bota e Ndryshimit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve.

Mbas Tiranës, turi i Fondacionit Vodafone Albania do të vijojë më Rrëshenin dhe Bajram Currin (të Dielën) si dhe Shkodrën e Pukën ditën e hënë. Këto takime janë të hapuara dhe të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë.

Krahas pjesëmarrjes së gjerë, këto takime janë përshëndetur dhe vlerësuar nga figura të njohura publike, si Zonja e Parë Teuta Topi, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Fiona McIlëham, Zv.Ministrja e Arsimit Nora Malaj etj.

a.y/NOA

KOMENTE