Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Popullit, OSBE mirëpret zgjedhjen e Totozanit, Kuvendi të vendosë
English

Avokati i Popullit, OSBE mirëpret zgjedhjen e Totozanit, Kuvendi të vendosë

Tiranë, 15 dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani Update – Kandidaturën e përzgjedhur nga Partia Socialiste për postin e Avokatit të Popullit, atë të juristit Igli Totozani, e ka mirëpritur edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në një komunikatë të bërë publike vetëm pak minuta pas shpalljes së kandidaturës së Totozanit, ambasadori i OSBE-së përshëndeti hapat që janë hedhur kohët e fundit, si dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për të propozuar një kandidat për postin e Avokatit të Popullit.

Zoti Wollfarth e cilësoi përzgjedhjen e kandidaturës si një hap kyç për plotësimin, më në fund të vendit vakant të kreut të këtij institucioni, pas mbetjes bosh të pozicionit që në fillim të vitit 2010, në mënyrë që zyra e Avokatit të Popullit të funksionojë sërish me efikasitet të plotë.

Kryetari i Prezencës ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij për moszgjedhjen e Avokatit të Popullit brenda afateve të duhura, duke i bërë apel Kuvendit të marrë vendim lidhur me plotësimin e vendit vakant të këtij institucioni.

“Shpresoj që Kuvendi të marrë një vendim, së shpejti, në lidhje me emërimin e Avokatit të ri të Popullit, i cili do të kontribuojë efektivisht në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në marrëdhënie me administratën publike”, u shpreh ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth.

Igli Totozani, kandidatura e PS për Avokatin e Popullit

Juristi Igli Totozani është kandidatura e përzgjedhur nga komisioni ad-hoc i ngritur nga opozita, për postin e lartë të Avokatit të Popullit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Partia Socialiste shpalli pak minuta më parë kandidaturën e Igli Totozanit si emrin më të votuar nga komisioni, pas dëgjesës publike të 12 kandidatëve.

Ishte deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, e cila bëri me dije se kandidatura e Igli Totozanit do t’i përcillet tanimë kryesisë së PS-së dhe grupit kuvendor socialist.

Gjermeni vlerësoi punën përzgjedhëse të komisionit duke theksuar se socialistët bënë diçka ndryshe, në mënyrë që kandidatura fituese për Avokatin e Popullit të jetë e përputhshme me interesat e publikut.

“Ne besojmë se kandidatura fituese do të përmbushë me sukses pritshmëritë që na udhëhoqën, por urojmë që zgjedhja jonë të përmbushë atë që publiku meriton nga ky institucion”, deklaroi deputetja Gjermeni.

Ajo nënvizoi se pas dëgjesës publike të 12 kandidatëve për Avokatin e Popullit, fituesi u përzgjodh përmes përzgjedhjes fillimisht të gjashtë kandidaturave, e më pas nga tre emra, u përzgjodh kandidatura fituese për postin e Avokatit të Popullit.

Deputetja Gjermeni e cilësoi procesin e përzgjedhjes së kandidaturës për Avokatin e Popull si transparent, dhe mishërim të programit të PS-së.

Ajo falenderoi të 12 kandidatët që morën pjesë në dëgjesën publike, e para e zhvilluar në Shqipëri për të përzgjedhur një kandidaturë për një post kyç në vend, që do të duhet të mbrojë interesat e popullit.

Kandidatura e Igli Totozanit do t’i paraqitet Kuvendit nga PS për t’u votuar edhe nga mazhoranca.

Për t'u miratuar kandidatura e Igli Totozanit kërkohet shumicë e cilësuar, prej 93 votash.

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka deklaruar më herët se mazhoranca do të votojë çdo kandidaturë të Avokatit të Popullit të propozuar nga opozita.

Më herët edhe vetë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vlerësoi procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, si një provë dalluese mes socialistëve dhe kundërshtarëve të tyre në politikë.

12 kandidatët që morën pjesë në garën për Avokatin e Popullit ishin:

1. Artur Lazebeu

2. Besnik Dervishi

3. Bilal Kola

4. Blerta Kraja

5. Dëshira Subashi

6. Elisabeta Imeraj

7. Ermir Dobjani

8. Ksenofon Krisafi

9. Igli Totozani

10. Përparim Kabo

11. Qirjako Qirko

12. Sokol Hazizaj

mit/NOA

KOMENTE