Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Evropa na urren se deshtuan me Euron
English

Evropa na urren se deshtuan me Euron

Nga The Daily Telegraph

Unë e kuptoj se shumë qytetarë britanikë janë të shqetësuar. Europianët janë të zemëruar dhe e kanë inatin me ne. Angela Merkel deklaroi se në Këshillin Europian ne nuk kemi provuar për të negociuar, ndërsa Nikolas Sarkozi nuk arrin as të shqiptojë emrin e vendit tonë dhe është filmuar duke refuzuar të shtrëngojë duart me David Cameron. Gazetat e kontinentit të vjetër janë plot me tituj të zemëruar kundër arrogancës dhe marrëzisë së Englanders / Anglais / Anglezët. Unë kam vërejtur personalisht disa parlamentarë Lib Dem të zënë nga paniku, të lodhur nga mënyra se si Britania e Madhe u soll në Bruksel. Në vend shumë janë të frikësuar nga sulmet sarkastike në Evropë. Prej ditësh, BBC-ja përsërit me tone të majta se kemi qenë të “izoluar” dhe “të margjinalizuar”, sikur dikush kishte vendosur të na braktiste në ishullin tonë të errët, si një bandë egërsirash primitive. Por rrini të qetë, miqtë tanë europiane nuk janë të zemëruar për atë që ka ndodhur në samitin në Bruksel. Sigurisht, të gjithë sillen sikur ishte diçka të rëndësishme në vendimin e David Cameron dhe duket se një Excalibur i ri më në fund është nxjerrë nga guri, ose se një raketë bërthamore Trident është nisur nga thellësia e humnerës. Por e vërteta është ndryshe. Në të kaluarën më shumë se një kryeministër ka bllokuar marrëveshjet që nuk ishin në interes të Mbretërisë së Bashkuar. E ka bërë Margaret Thatcher me buxhetin e BE-së dhe e ka komunikuar Tony Blair me taksën e ndaluar. Përveç kësaj, shumë udhëheqës të qeverisë kanë shfaqur sjellje shumë më tepër “rebele” se britanikët. Mjafton të mendojmë për spanjollin Felipe Gonzales, i cili mbajti të bllokuar BE-në derisa të vente duart mbi një sasi të kënaqshme të merlucit irlandez. E vërtetë, europianët e kanë inatin me ne, por jo sepse ne kundërshtuan traktatin e ri për bashkimin fiskal. Arsyeja për zemërimin e vëllezërve e motrave tona është një tjetër: tashmë është e qartë se ne britanikët kishim plotësisht të drejtë në lidhje me euron. Për më shumë se njëzet ministrat e Londrës kanë shkuar në Bruksel për të thënë se tregu i vetëm ishte një ide e shkëlqyer, por ata nuk ishin të bindur nga monedha e vetme. Për më shumë se njëzet vjet disa prej nesh kanë përsëritur se bashkimi monetar nuk do të funksiononte pa bashkim politik, ndër të tjera i pamundur të arrihet. Ne kemi përsëritur pareshtur se për të monitoruar buxhetet kombëtare dhe taksat do të kishte qenë e nevojshme një qeveri qendrore në Europë dhe se popujt e europës nuk do ta pranonin këtë mundësi. I nderuar Sarkozy, nuk ishin bankierët anglo-saksonë ata që vunë në rrezik eurozonën, por paaftësia e disa vendeve – duke filluar nga Francën – për të respektuar rregullat e Mastrihtit. Grekët nuk ishin në gjendje të kontrollonin shpenzimet publike dhe reformat në sistemin e mirëqenies. Në Greqi dhe Itali, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike janë depozituar me shpresën për të qetësuar tregjet e për të ruajtur euron, por kjo nuk funksionoi dhe kjo i zemëron akoma më shumë miqtë tanë europianë. Ia vënë fajin Cameron-it se ka vendosur veton mbi traktatin e ri të BE-së, por kryeministri nuk ka bërë asgjë nga këto. Vendet europiane janë absolutisht të lirë për të ndjekur rrugën e tyre dhe për të krijuar bashkimin fiskal. Nëse duan ata mund të krijojnë një qeveri ekonomike të Europës, siç mund të vendosin që ka ardhur koha të marrin vendime të rëndësishme mbi shpenzimet publike dhe taksat për burokratët e pazgjedhur edhe pse votuesit janë tjetërsuar tërësisht nga procesi politik. Personalisht unë jam i bindur se do të jetë shumë e rrezikshme, sepse banorët e këtij bashkimi fiskal mbi-kombëtar (UFS) do të kuptojnë së shpejti se ata nuk mund të “heqin nga puna” sunduesit e tyre. Plani nuk do të funksiononte, sepse sipas të gjitha gjasave qeveritë e njëjta që kanë injoruar rregullat e Mastrihtit nuk do të kishin asnjë arsye për të respektuar ato të sistemit të ri. Vetëm nëse binden me forcë duke pushtuar vendet e tyre me një ushtri misterioze europiane. Mendoni për ndikimet elektrike – Në çdo rast, edhe në qoftë se UFC nuk ka shanse të mëdha për sukses, nuk ka asnjë arsye pse Cameron do ta drejtojë këtë vend në një projekt që është intelektualisht, moralisht dhe demokratikisht i falimentuar. Pra, kryeministri ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dhe zemërimi i evropianëve ndaj Mbretërisë së Bashkuar është vetëm një diversion për të fshehur faktin se samiti nuk ka ofruar zgjidhje për problemet e euros. Tani nuk na mbetet vetëm të qetësohemi dhe të merremi me probleme serioze të qytetarëve europianë. Është e paqartë nëse euro do të mbijetojë, dhe madje edhe në qoftë se pas një viti do të jetë ende në qarkullim ka gjasa që struktura e saj të mbetet e pandryshuar. Gjëja më e mirë që duhet bërë do të ishte që të lihet Greqia (dhe ndoshta shtetet e tjera në vështirësi) të braktisin euron me kujdes, duke i dhënë fund vuajtjeve të tyre. Ndërkohë, ka shumë probleme të tjera që duhen përballuar për të mirën e popujve të Europës. Në janar, tregu i vetëm do të mbushë 20 vjet, por pas gjithë kësaj kohe ka ende pengesa që duhen kapërcyer. Ne po përpiqemi të krijojmë një qeveri europiane ekonomike, por ne nuk e kemi kaluar akoma një direktivë që lejon punëtorët europian? – nga optikët deri tek agjentët e pasurive të patundshme te siguruesit – që të hapin një biznes në një vend europian të ndryshëm nga ai i lindjes. Ne jemi duke i thënë grekëve në fakt se Brukseli do të sundojë vendin e tyre, por nuk kanë rënë ende dakord të krijojnë një standard europian për ndikimet elektrike. Shumë kanë frikë se që nga nesër vendet e tjera europiane “do të ndëshkojnë” Mbretërinë e Bashkuar, ndoshta nëpërmjet direktivave të reja financiare të shërbimeve të pafavorshme për qytetin. Por megjithatë sido që të shkojnë gjërat, shkaku i hakmarrjes nuk do të jetë pozita e Cameron në samitin e fundit të BE-së. Dhe çfarëdo të jenë raportet e pushtetit brenda brenda BE-së, është koha për të bërë diçka të vërtetë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset. Herën tjetër që udhëheqësit do të takohen me festë të madhe, ne duhet ti mbajmë ata të kyçur deri sa ata të bien dakord mbi atë që duhet të jetë dalja e vetme nga kriza e BE-së.

NOA

KOMENTE