Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjinushi, Milo dhe Koçi shpallin një grupim të ri politik
English

Gjinushi, Milo dhe Koçi shpallin një grupim të ri politik

Tiranë, 15 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Sërish rrjedhje në koalicionin e majtë të udhëhequr nga Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama. Pak ditë pasi një ndër themeluesit e kësaj partie, Elmaz Sherifi, shpalli shkëputjen nga PS dhe lindjen e Partisë për Progres dhe Drejtësi, janë aleatët e Ramës, Gjinushi, MIlo dhe Koçi që deklarojnë lindjen e një grupimi të ri politik.

Ditën e sotme, Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, janë takuar në një tryezë të përbashkët, pikërisht për strukturimin e forcës më të re politike.

“Në vijim të veprimit politik të së majtës socialiste dhe socialdemokrate janë shtuar takimet mes kryetarëve të PSD, PDS e PSV91. Sot në selinë e PSD u zhvillua një takim mes kryetarëve Gjinushi dhe Koçi, - thuhet në një deklaratë të përbashkët që lëshoi Lëvizja e re brenda së Majtës.

“Takimi u përqendrua në projektin politik të disa partive të majta për t’u bashkuar në veprimin e tyre elektoral, organizativ e politik”, - vijon deklarata e përbashkët.

Ajo vë në dukje më tej se “PDS,. PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike”.

Duke e konsideruar “Aleancën për të Ardhmen” si të paaftë për të qenë produktive në nismat zgjedhore që kanë për qëllim marrjen e pushtetit, deklarata e përbashkët thekson se “Koalicioni i drejtuar nga PS ka nevojë për aleatë më efektivë në tregun politik”.

Në këtë pikë, vlerësohet se “bashkimi i PSD, PDS, PSV e partive të tjera të gatshme për t’u bashkuar, do të sjellë një realitet të ri në strategjinë dhe taktikat politike të së majtës për të fituar zgjedhjet e ardhshme”.

Sakaq konfirmohet se edhe disa ditë më parë ka pasur një takim tjetër mes Gjinushit, Milos dhe Koçit në kuadër të projektit për bashkim të së majtës.

Petro Koçi, kryetar i PSV, konfirmoi se “në ditët e para të vitit të ri do të zhvillohen edhe aktivitetet institucionale për kurorëzimin e këtij projekti të rëndësishëm politik”.

a.y/e.t/NOA

KOMENTE