Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiti varësen e një gruaje nga qafa, kapet i riu
English

Grabiti varësen e një gruaje nga qafa, kapet i riu

Fier, 15 dhjetor 2011, NOA – Një person është arrestuar nga Policia e Fierit pas ka grabitur me dhunë varësen e një gruaje. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Fierit, rreth orës 11.30. I riu i arrestuar është Admand Abaz Xhepmetaj, 21 vjeç, banues në Patos.

Xhepametaj ka qenë në lagjen “Apolonia”, kur është përpjekur që t’i marrë me dhunë varësen e floririt një gruaje. Pas rrëmbimit varëses, gruaja ka bërtitur dhe ka thirrur në ndihmë policisë. Patrulla më e afërt policore që ndodhej në zonë ka bërë dhe kapjen në një kohë shumë të shpejt të të riut. Më pas është bërë dokumentimi i ngjarjes dhe Xhepmetaj është arrestuar nga policisë për të vijuar me procedimin penal.

a.k/NOA

KOMENTE