Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Igli Totozani, kandidatura e PS për Avokatin e Popullit
English

Igli Totozani, kandidatura e PS për Avokatin e Popullit

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA – Juristi Igli Totozani është kandidatura e përzgjedhur nga komisioni ad-hoc i ngritur nga opozita, për postin e lartë të Avokatit të Popullit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Partia Socialiste shpalli pak minuta më parë kandidaturën e Igli Totozanit si emrin më të votuar nga komisioni, pas dëgjesës publike të 12 kandidatëve.

Ishte deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, e cila bëri me dije se kandidatura e Igli Totozanit do t’i përcillet tanimë kryesisë së PS-së dhe grupit kuvendor socialist.

Gjermeni vlerësoi punën përzgjedhëse të komisionit duke theksuar se socialistët bënë diçka ndryshe, në mënyrë që kandidatura fituese për Avokatin e Popullit të jetë e përputhshme me interesat e publikut.

“Ne besojmë se kandidatura fituese do të përmbushë me sukses pritshmëritë që na udhëhoqën, por urojmë që zgjedhja jonë të përmbushë atë që publiku meriton nga ky institucion”, deklaroi deputetja Gjermeni.

Ajo nënvizoi se pas dëgjesës publike të 12 kandidatëve për Avokatin e Popullit, fituesi u përzgjodh përmes përzgjedhjes fillimisht të gjashtë kandidaturave, e më pas nga tre emra, u përzgjodh kandidatura fituese për postin e Avokatit të Popullit.

Deputetja Gjermeni e cilësoi procesin e përzgjedhjes së kandidaturës për Avokatin e Popull si transparent, dhe mishërim të programit të PS-së.

Ajo falenderoi të 12 kandidatët që morën pjesë në dëgjesën publike, e para e zhvilluar në Shqipëri për të përzgjedhur një kandidaturë për një post kyç në vend, që do të duhet të mbrojë interesat e popullit.

Kandidatura e Igli Totozanit do të duhet të votohet edhe në Kuvend me votat e mazhorancës.

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka deklaruar më herët se mazhoranca do të votojë çdo kandidaturë të Avokatit të Popullit të propozuar nga opozita.

Më herët edhe vetë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vlerësoi procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, si një provë dalluese mes socialistëve dhe kundërshtarëve të tyre në politikë.

12 kandidatët që morën pjesë në garën për Avokatin e Popullit ishin:

1. Artur Lazebeu

2. Besnik Dervishi

3. Bilal Kola

4. Blerta Kraja

5. Dëshira Subashi

6. Elisabeta Imeraj

7. Ermir Dobjani

8. Ksenofon Krisafi

9. Igli Totozani

10. Përparim Kabo

11. Qirjako Qirko

12. Sokol Hazizaj

mit/NOA

KOMENTE