Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja për ndihmat ruse
English

Marrëveshja për ndihmat ruse

Kosovë, 15 dhjetor 2011, NOA - Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Rusisë për të siguruar depërtimin e konvojit me ndihma humanitare nga Rusia, ndihma këto të cilat u dedikohen serbëve të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Maja Kocijaçiç, e cila nuk ka dhënë ndonjë hollësi se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë saktësisht.

Sipas saj, KE është në kontakt me të gjitha palët e përfshira, me qëllimin që marrëveshja e arritur të zbatohet. Konvoji i përbërë nga 27 kamionë, për të tretën ditë me radhë është duke qëndruar në vendkalimin kufitar në Jarinë dhe është shndërruar në çështje debatesh politike.

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka ofruar dy opsione para autoriteteve ruse; opsioni i parë ka të bëjë me përcjelljen e policisë kur bëhet fjalë për një konvoj kaq të madh ndihmash dhe opsioni i dytë është shfrytëzimi i vendkalimit kufitar në Merdare.

Të dyja mundësitë, janë hedhur poshtë nga ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin, i cili ka akuzuar EULEX-in për njëanshmëri.

NOA/RFE

KOMENTE