English

Motorola Droid 4 është gati, ja risitë

SHBA, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Fillimisht ka lindur vetëm si një thashetheme, më pas Motorola Droid 4 ka marrë gjithnjë e më shumë një ekzistencë reale duke arritur deri më ditët e sotme në periudhën që pas pak ditësh ai do të zyrtarizohet.

Versioni i tij me tastierë QWERTY i vlerësuar në Motorola Razr është duke u përgatitur për të dalë nga operatori Verizon Wireless, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Smartphon-i i ri faktikisht është prezantuar nga siti zyrtar i Carrier dhe për Krishtlindje do të hiqet çdo dyshim që ka lindur mbi të. Ai do të jetë nën markën e Verizon Wireless dhe do ti dedikohet sektorit të biznesit.

Skeda teknike e Motorola Droid 4 përfshin një sistem operativ të azhurnuar të versionit Android 2.3.5 Gingerbread, procesor 1.2GHz dual-core dhe tastierë të kompletuar me pesë taste që gjenden poshtë ekranit me prekje prej 4 polësh dhe kualitet qHD.

Motorola Droid 4 do të mundësojë lidhjen LTE, një kamera 8 megapixel me regjistrim 1080p Full HD, GPS me busull, memorie 16GB, Ram 1GB, Bluetooth dhe Wi-Fi.

r.b/NOA

KOMENTE