English

Parashikimi i motit për 16 dhjetor 2011

Tiranë, 15 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të para të mëngjesit vendi ynë do të jetë i përfshirë nga vranësirat dhe shirat por mesdita do të sjellë zhvendosje të vranësirave dhe dobësim të shirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar përjashtuar zonat jugperëndimore dhe veriperëndimore ku do të ketë sërish shira të dobët.

Edhe gjatë pasdites vranësirat dhe shirat e dobët do të mbeten prezent në zonat veriperëndimore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit shqiptar do të dominohet nga vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Gjatë natës parashikohet shtim i vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi të arrijë 3 apo 4 ballë.

Europa

Edhe nesër, Europa Veriperëndimore dhe Europa Qendrore do të mbeten nën dominimin e motit të paqëndrueshëm pasi reshjet e shiut dhe të dëborës do të bien gjatë gjithë ditës. Më problematike situata do të jetë në Francë, Gjermani dhe në vendet e Balltikut pasi shirat do të bien në formë rrebeshi të shoqëruara me stuhi të forta ere. Një pjesë e Francës, Jugut të Gjermanisë dhe Austria do të përjetojnë dëborë të dendur në pjesën e dytë të ditës. Me mot të paqëndrueshëm do të karakterizohen edhe vendet e Gadishullit Iberik dhe Rajonit të Mesdheut pasi vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar shira të konsiderueshëm. Zona e Alpeve sërish do të ketë dëborë të dendur. Ndërsa në Europën Lindore dhe Europën Juglindore do të dominojnë kthjellimet gjatë gjithë ditës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike do të mbeten me reshje shiu dhe dëborë të dendur

- Vendet Balltike do të kenë shira të dendur

- Gjermania dhe Franca rrezikojnë shira intensiv dhe stuhi të fortë ere

a.y/NOA

KOMENTE