Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kur bëhen bashkë opozitarët nuk ka metër ku nuk fiton PS
English

Rama: Kur bëhen bashkë opozitarët nuk ka metër ku nuk fiton PS

Burrel, 15 dhjetor 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama u ndal në qytetin e Burrelit për të promovuar librin e tij “Kurban”, ku në bisedë me simpatizantët e Partisë Socialiste tha se, bashkimi i gjithë opozitarëve çon në fitoren e padiskutueshme të partisë që ai drejton.

“Varfëria e aspiratave është gjeneratori i të gjithë varfërive të tjera. Ka varfëri materiale aty ku ka varfëri aspiratash. Dramatike është se kjo varfëri aspiratash është kthyer në sistem propagande ku shqiptarëve u thuhet përditë se duhet të jetojnë të lumtur sepse janë të lirë, ndërkohë që shqiptarët lirinë e fituan 20 vjet më parë. Por, sot kanë nevojë të dinë se si përmes lirisë mund të jetohet më mirë, jo në një kohë të papërcaktuar shumë e shumë vite më pas, por sot këtu në vendin e tyre”, u shpreh Rama, raporton NOA.al.

Sipas tij, në Qeverinë aktuale vjedhja është kthyer në bashkëjetesë.

Lideri i opozitës theksoi se për të dalë nga kjo gjendje varfërie, nga kjo gjendje papunësie, nga kjo gjendje dëshpërimi gri që e ka pllakosur shoqërinë dhe vendin, duhet patjetër të dilet nga llogoret e ndarjes.

Në këtë linjë Rama deklaroi, “Kur socialistët, progresistët, opozitarët në tërësi, pa dallim, bashkohen në bindjen që duhet të ndryshojë gjendja, nuk ka asnjë metër katror nga Shqipëria ku nuk fiton Partia Socialiste. Është plotësisht e sigurtë.”

a.y/NOA

KOMENTE