Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Vendimi i ERE, ndihmon shtresat në nevojë
English

Ksera: Vendimi i ERE, ndihmon shtresat në nevojë

Tiranë, 16 dhjetor 2011, NOA – Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta e ka cilësuar vendimin e djeshëm të Entit Rregullator të Energisë pët mos rritjen e çmimit të dritave, si një masë të nevojshme për personat në nevojë.

“Ky vendim i ERE respekton, ndër të tjera, vendimin e Këshillit Kombëtar të Punës si organi më i lartë konsultativ tripalësh për mos aplikimin e tarifave të reja të energjisë. Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë shqiptare dhe Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Marrëveshjes që ka Ministria e Punës me punëdhënësit dhe punëmarrësit, për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe garantimin e kushteve lehtësuese për biznesin”, tha sot ministri i Punës, Spiro Ksera.

Ai theksoi se prioritet i Qeverisë është ulja e varfërisë dhe mbrojtja e shtresave në nevojë si dhe garantimi dhe sigurimi i të gjithë konsulatorëve në kushte të vështira social-ekonomike.

Nga ana tjetër ksera theksoi se kategoritë e familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë, si dhe familjet e punonjësve buxhetor, me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj do të vazhdojë të mbështetet nga qeveria.

“Këto kategori do të vazhdojnë të përfitojnë, ashtu si deri tani, kompensimin në vlerën e 640 lekëve në muaj, bazuar në Vendimit të Qeverisë “Për mbrojtjen e shtresave në nevoje, nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Ministria e Punës garanton thellimin e bashkëpunimit me partnerët socialë për të plotësuar çdo kërkesë legjitime dhe që vjen në mbështetje të kategorive në nevojë”, tha Ksera.

a.k/NOA

KOMENTE