English

Lady Gaga, këngëtarja më e pasur në mbarë botën

Nju Jork, 16 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Viti 2011 ka qenë i artë për këngëtaren Lady Gaga. Faktikisht, ajo sipas klasifikimit vjetor të listuar nga Forbes, është cilësuar si artistja më e pasur femër me një llogari aktive prej 90 milionë dollarësh. Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ajo është e shkëputur në podin e saj nga vendi i dytë Taylor Swift me 45 milionë dhe Katy Perry me 44. Ndërsa për Beyoncen shifra e parave e grumbulluar, ka qenë vetëm 35 milionë dollarë. Fitimet e arritura nga Lady Gaga janë rezultat i shitjeve të disqeve të saj dhe turneut ndërkombëtar që ajo po zhvillon. Një këngëtare e cila në shumë pak kohë arriti të realizonte një perandori të sajën. Swift ka fituar 45 milionë dollarë falë diskut të saj “Speak now” dhe linjës së parfumeve dhe qëndron në renditje para Katy Perry. Beyonce për 2011 ka veçuar një shifër prej 35 milionë dollarësh, kjo si rrjedhojë e numrit zhgënjyes të shitjeve dhe të datave të pakta të turneve që ka zhvilluar. r.b/NOA

KOMENTE