English

Masat e reja të Gjermanisë për mbrojtje nga ekstremizmi i djathtë

Gjermani, 16 dhjetor, 2011, NOA- inistri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich hap këtë të premte një qendër të re të federatës dhe landeve për mbrojtje nga ekstremizmi i djathtë. Formimi i qendrës vjen si rrjedhojë e avarive të shfaqura gjatë hetimeve kundër të ashtuquajturës celula terroriste e Zvikaut. Kjo celulë kishte arritur të kryejë të paktën dhjetë vrasje në Gjermani pa u hetuar nga policia dhe organi për ruajtjen e kushtetutës se bëhet fjalë për sulme nga ekstremistë të djathtë. Qendra me seli në Këln dhe Mekenhajm në landin e Renanisë Veriore- Vestfalisë duhet të vlerësojë më mirë kërcënimet që vijnë nga ekstremistët e djathtë dhe të lehtësojë masat operative, si për shembull arrestimet.

NOA/DV

KOMENTE