English

Tevez, gati oferta e Juventusit

Torino, 16 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Për Milanin dhe PSG tashmë është dhe një rival tjetër për tu pasur frikë në sfidën që po bëhet për të siguruar shërbimet e argjentinasit Carlitos Tevez.

Bëhet fjalë për skuadrën e Juventusit, klub i cili është shprehur i gatshëm të ofrojë një shifër prej 25 milionë eurosh në drejtim të Manchester City, agjencia e lajmeve NOA.al.

Diçka e tillë ka ardhur menjëherë dhe pas dorëheqjes se Tottenham dhe më saktësisht të menaxherit Harry Redknapp në drejtim të lojtarit.

Me sa duket bazuar dhe në deklaratat e fundit të medieve italiane klubi bardhë e zi është futur bindshëm në garën për Tevez.

Momentalisht të gjithë janë në pritje të merkatos së janarit për të parë vendimin final të City dhe ofertat e tjera që do të vijnë në drejtim të sulmuesit të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE