Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Berishës: Unë mesfushor edhe në politikë
English

Topi-Berishës: Unë mesfushor edhe në politikë

Pogradec, 16 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Presidenti i vendit Bamir Topi ka reaguar pasditen e sotme ndaj deklaratave të Kryeministrit Berisha.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, gjatë një vizite në qytetin e Pogradecit Presidenti u shpreh se, “Kam qenë dhe jam gjithmonë në përmbushje të detyrimeve të mia kushtetuese. Në futboll kam qenë lojtar në mesfushë, i tillë jam edhe në politikë, jam i paanshëm".

një deklaratë të tijën më herët, Kryeministri Berisha u shpreh se, “Ai ka një rrugë, të jepte dorëheqjen. Le të thoshte, meqenëse mazhoranca që më ka votuar nuk do të më kandidojë dhe jap dorëheqjen dhe unë nuk do ta kandidojë. Absolutisht që nuk do ta rikandidojmë”. Në të njëjtën linjë kreu i mazhorancës u shpreh se veprimet e kreut të shtetit janë në kundërshtim me dinjitetin dhe ligjin për Presidentin, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. a.y/NOA

KOMENTE