Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia zbret në terren, monitoron çmimet në tregjet e kryeqytetit
English

Bashkia zbret në terren, monitoron çmimet në tregjet e kryeqytetit

Tiranë, 17 dhjetor 2011, NOA – Në vigjilje të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Task-Forca e Bashkisë së Tiranës ka përforcuar në terren monitorimin e tregjeve të kryeqytetit për të parandaluar rritjen abuzive të çmimeve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake zbritën sot nëpër disa nga tregjet më të frekuentuara të kryeqytetit, në pikat e shumicës dhe pakicës.

Nga kontrolli i Bashkisë, në tregun e Uzinës Dinamo, Pazari i Ri, në Qytetin e Nxënësve nuk u vërejtën luhatje spekulative të çmimeve.

Bashkia përditëson informacioniin mbi çmimet e ushqimeve të shportës, të frutave dhe perimeve, prodhim vendas dhe të importit, në mënyrë që qytetarët të njihen me çmimet reale të tyre.

Ky aksion vjen pasi, Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha deklaroi pak ditë më parë se kush do të rritë çmimet e ushqimeve në prag të festave do të përballet me ligjin.

Aksioni në fjalë erdhi si një formë shpëtimi e konsumatorit nga rritja abuzive e çmimeve pikërisht në prag festash, një fenomen ky i ndryshëm nga vendet e Evropës ku çmimet për festat e fundvitit ulen, si një bonus për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë theksoi prerë se bashkia nuk do të mbyllë më sytë para abuzivizmit dhe se do të përdorë të gjithë instrumentet për ta frenuar këtë fenomen shqetësues për konsumatorët shqiptarë dhe xhepat e tyre në prag të festave, kur qytetarët dynden për të blerë sa më shumë.

“Do të bëjmë gjithçka që abuziviteti me çmimet të mos godasë konsumatorin, të mos godasë qytetarin e Tiranës. Për këtë ka një kuadër ligjor, të cilin ne do ta zbatojmë plotësisht; për këtë ka një kuadër moral, para të cilit ne nuk do të mbyllim sytë, nëse kjo dukuri fillon të “ngrejë kokë” përsëri këtë vit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Bashkia e Tiranës bën të ditur se emrat e subjekteve që abuzojnë me çmimet dhe emrat e drejtuesve të tyre do të bëhen publik në media.

Ajo shpreh vendosmërinë për të mos cënuar rregullat e tregut të lirë, duke mbrojtur pa asnjë hezitim edhe konsumatorët nga çdo lloj abuzimi ndaj tyre.

mit/NOA

KOMENTE