Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja për menaxhimin e kufirit, Qeveria shkeli Kushtetutën
English

Marrëveshja për menaxhimin e kufirit, Qeveria shkeli Kushtetutën

Prishtinë, 17 dhjetor 2011, NOA - 1500 të anketuar në Kosovë mendojnë se Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën e vendit sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit me Serbinë, e nënshkruar në Bruksel në raundin e 2 dhjetorit.

Të njëmendtë janë edhe partitë opozitare të cilat e kundërshtojnë këtë marrëveshje edhe për faktin se Qeveria e Kosovës ka shkelur bashkë me Kushtetutën edhe strategjinë për menaxhimin e integruar të kufijve.

Kështu ndërsa qeveria e mbron marrëveshjen, duke thënë se është në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, afro 1500 të anketuar nga Kosovapress, thonë se me këtë marrëveshje Qeveria ka shkelur Kushtetutën.

Anketimi u bë mbi pyetjen “A u shkel Kushtetuta e Kosovës në Bruksel për kufirin?” u pyetën gjithsej 1477 respondentë, 954 prej të cilëve ose 65 për qind mendojnë se është shkelur Kushtetuta, 390 ose 27 % janë përgjigjur se nuk është shkelur Kushtetua dhe 119 qytetarë apo 8 % janë shprehur se nuk e dinë nëse është shkelur apo jo Kushtetuta.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka theksuar se Qeveria me këtë marrëveshje ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe strategjinë për menaxhimin e integruar të kufijve.

“Është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është shkelur ligji dhe është shkelur strategjia për menaxhimin e Integruat të kufijve. Po e them këtë, sepse në marrëveshjen e cila është publikuar dhe që nuk i ka ardhur si dokument zyrtar Parlamentit, nuk figuron fjala kufi. Zëvendëskryeministrja si kryenegociatore po shërbehet me figura, sikur ka të bëjë me shkrime figurative letrare dhe jo me një marrëveshje që është akt, i cili obligon dhe është akt edhe që duhet të zbatohet”, ka thënë ai.

Isufi thekson se po shkelet pika tre e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thuhet se kufijtë e Kosovës mbrohen me të gjitha mënyrat dhe mjetet.

“Nëse bazohemi në dokumentin, i cili flet për marrëveshjen e integruar, kush donë e quan të kufijve, kush donë e quan të kalimeve administrative ose pikave kalimtare, ose me shkurtesën që është përdorë në anglisht, e që nuk është përdorë teksti në anglisht i plotë, është treguar se te tri palët mund ta përdorin ashtu siç dëshirojnë, por jo ashtu siç është dhe nëse në dokumentin nuk ekziston fjala kufi, atëherë kemi të drejt të reagojmë, sepse shkelet Kushtetuta, shkelet edhe parimi mbi të cilit është menaxhimi i integruar i kufijve”, u shpreh Isufi.

Që marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit me Serbinë shkon ndesh me Kushtetutën e Kosovës është i mendimit edhe Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosja.

“Me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është shkelur Kushtetuta e Republikë së Kosovës, që i definon kufijtë e Kosovës si kufi shtetëror dhe si kufi të pacënueshëm. Kurse marrëveshjet e arritura sidomos kjo IBM për menaxhimin e integruar të kufijve, nuk thotë në mënyrë eksplicite që kemi të bëjmë me vija kufitare shtetërore, për arsye se Bashkimi Evropian nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ai nënvizon se në marrëveshje nuk përmendet fjala kufi shtetëror, por vetëm pikë kalime.

Sipas tij ndonëse IBM është përdorur dhe është term standard, ai është përdorur vetëm si shkurtesë e jo në mënyrë eksplicite dhe sipas interpretimit të Brukselit kjo ka qenë e domosdoshme që palët të interpretojnë këtë shkurtesë, sipas nevojave të tyre politike: Serbia do ta interpretojë si kufi të brendshëm, kurse Kosova do ta interpretojë si kufi shtetëror.

“Sidomos neni 1 i Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë se Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe unik, sepse mendoj që duke e qartësuar sovranitetin, pavarësinë, duhet të postulohen edhe kufijtë shtetëror, të cilët janë të pacënueshëm dhe nëse nënshkruajmë se ne hyjmë në marrëdhënie me shtet tjera, të cilat nuk janë të natyrshme mes dy shteteve, por synojnë të gjejnë modalitete tjera mes Kosovës dhe Serbisë duke na detyruar neve që të heqim dorë diçka nga marrëveshjet normale, për shembull marrëveshja në mes Kosovës dhe Shqipërisë, marrëveshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë, ashtu duhet të jetë marrëveshja që arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë”, bëri me dije Konjufca.

Por, e pyetur me telefon nga Kosovapress, udhëheqësja e delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri deklaroi se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit është plotësisht në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe në harmoni me standardet evropiane.

“Së pari, Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton qartë vizionin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës. E dyta, kushtetuta promovon politikat e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Ligji për menaxhimin e integruar të kufirit, i miratuar në Kuvendin e Kosovës pas pavarësisë, definon qartë se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë me vendet fqinje në kuadër të konceptit evropian për menaxhimin e integruar të kufirit, që nënkupton bashkëpunim për të rritur sigurinë dhe kontrollin kufitar në linje me vlerat evropiane”, u shpreh zëvendëskryeministrja Tahiri.

Tahiri thotë se marrëveshja mbron dhe avancon interesat nacionale, pasi sipas saj është në përputhje të plotë me Traktatin e Lisbonës dhe ligjet evropiane për këtë çështje.

“Ne si delegacion i Republikës së Kosovës, kemi arritur që të mbrojmë përpjekjet e Serbisë për t’i dhënë dimension politik kësaj marrëveshjeje, sepse Serbia ka provuar që kjo marrëveshje të vlejë vetëm për dy pikat doganore dhe kufitare 1 dhe 31, ndërsa ne kemi refuzuar dhe kemi arritur që marrëveshja të vlejë përgjatë pikëkalimeve kufitare që janë në kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i me mandatin dhe kohëzgjatjen e saj në Kosovë, do të jetë përgjegjës në të gjitha këto pikëkalime kufitare, por ajo që është jetësore, është që shteti i Kosovës do të ketë autoritetin final në të gjitha vendkalimet kufitare”, tha Tahiri.

Ajo përsëriti se kjo është marrëveshje ndërshtetërore, por që dy vendet janë në raporte mosnjohjeje me njëra-tjetrën, dhe ky sipas saj nuk është rasti i parë në Evropë kur dy shtete ndonëse ende nuk e kanë bërë zyrtare njohjen reciproke, por që janë shtete fqinje, pajtohen për një lloj bashkëpunimi, me qëllim të plotësimit të standardeve.

Kosova po plotëson këtë standard evropian, e po i ofrohet më shumë Evropës.

Këtë qëndrim të zonjës Tahiri e mbështeti edhe zëvendëskryeministri tjetër i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili deklaroi se marrëveshja është në kuadër të Kushtetutës dhe mandatit që ka Qeveria nga Kuvendi i Kosovës, dhe se marrëveshja respekton kufirin e Kosovës.

“Ata që thonë se është shkelur Kushtetuta, është mirë të tregojnë se cili nen është shkelur, se Kushtetuta ka 162 nene dhe secili nen i parasheh kompetencat”, ka thënë Kuçi.

Në tekstin zyrtar të BE-së, shkruan media kosovare, propozimi i cili fillimisht është quajtur menaxhim i integruar i kufirit, më vonë është zbutur me termin menaxhim i integruar i vendkalimeve kufitare dhe zyrtarisht e formalisht njihet si “menaxhim i integruar i pikave të kalimit”.

Kështu në tekstin e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel nuk është më fjala kufi. Sikundër shkruan Kosovapress, BE-ja ka konfirmuar se i njëjti koncept do të implementohet gradualisht dhe praktikisht sa më parë që të jetë e mundur.

NOA

KOMENTE