English

Mashtrim mijëra euro me telefon, shumë qytetarë viktima të lojërave false

Ferizaj, 17 dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Janë me dhjetëra qytetarët nga zona të ndryshme të Kosovës që kanë rënë viktima të një mashtrimi spektakolar me telefon që i është bërë nga një person i cili e kishte kthyer këtë “profesion” në industri përfitimi të pandershëm, duke ngritur madje një minikompani fantazmë ku merrnin njerëzit në telefon dhe premtonin para duke vjedhur para.

Historia që ka nisur prej janarit të vitit 2010 dhe vazhdonte prej disa muajsh, duket se ka marrë fund, sepse policia e Prishtinës komunikoi zyrtarisht arrestimin e strumbullarit të kësaj skeme.

“Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara ka ndalur një te dyshuar mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në periudhën Janar-Mars-2010 ka arritur që përmes telefonit t’i mashtrojë shumë qytetar kinse janë fitues të lojërave të fatit duke përfituar të paktën 1 000 euro”, - i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al burime zyrtare policore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Policia nuk sqaroi nëse do të ketë kthim të parave tek qytetarët e dëmtuar.

r.b/NOA

KOMENTE