Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shuhet Cesaria Evora, diva që këndonte zbathur
English

Shuhet Cesaria Evora, diva që këndonte zbathur

Sao Vicente, 17 dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani - Cesaria Evora, e njohur në mbarë botën si diva që këndonte zbathur për varfërinë e popullit të saj, është shuar sot në vendlindje, në ishullin “Cape Verde” në moshën 70-vjeçe, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Pas problemeve të shumta në rrugët e frymëmarrjes dhe hipertensionit, zemra e divës portugeze pushoi përjetë.

Cesaria Evora u bë e famshme për zërin e saj magjik dhe këngët drithëruese.

Ajo i këndoi tërë jetën popullit të saj të varfër, vuajtjes dhe dashurisë.

E kush nuk e ka dëgjuar të kënduar me zërin e saj brilant këngën e famshme të dashurisë “Bésame Mucho” (Puthmë shumë) të shkruar në vitin 1940 nga këngëtari meksikan Consuelo Velázquez.

Cesaria Evora këndoi në mënyrë të papërsëritshme muzikën portugeze, atë kubane dhe braziliane dhe inçizoi 11 disqe në studio.

Albumin e parë “Diva këmbëzbathur” ajo e publikoi kur ishte në moshën 47-vjeçare, pra në vitin 1988.

Pas të parit, Cesaria Evora publikoi edhe albumet e tjerë si “Distino di Belita në vitin 1990”; “Mar Azul” (1991); “Miss Perfumado” (1992); “Cesária” (1995); “Cabo Verde” (1997); “Café Atlantico” (1999); “São Vicente di Longe” (2001); “Voz d'Amor” (2003); “Rogamar” (2006) dhe “Nha Sentimento” (2009).

Karriera e Cesaria Evora-s si “Diva këmbëzbathur”, siç u emërtua edhe albumi i saj i parë, nisi në vitin 1988, kur një bashkëqytetar i saj menaxher arti e ftoi në Francë të këndonte një pjesë të sajën.

Cesaria, në moshën 47-vjeçare nuk kishte më ç’të humbte.

Ajo nuk e kish parë kurrë Parisin e mrekullueshëm, ku po atë vit solli në dritë albumin “La Diva Aux Pieds Nus” (Diva Këmbëzbathur).

Një prej këngëve të këtij albumi është “Bia Lulucha”, të cilën ajo e këndon me komunitetin e vendlindjes së saj.

Cesaria Evora u lind në ishullin Sao Vicente në 27 gusht të vitit 1941.

Ishte bijë e një violinisti dhe një kuxhiniereje dhe që e vogël nisi të këndojë në kishë.

Kur ishte 16-vjeç mahniste turistët dhe punëtorët në baret e lagjeve, ku punonte për të nxjerrë pak para.

Magjia e zërit të saj pushtoi zemrat e miliona njerëzve, kur një menaxher arti e dëgjoi duke kënduar këmbëzbarthur në një koncert në Lisbonë në vitin 1987.

Zemra e Cesaria Evoras ndali së rrahuri sot, duke lënë pas këngë dhe interpretime të paharrueshme jo vetëm për popullin e saj.

mit/NOA

KOMENTE