Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Komisioni i Venecias konfirmoi leximin e votës në kutitë e gabuara
English

Topalli: Komisioni i Venecias konfirmoi leximin e votës në kutitë e gabuara

Tiranë, 17 dhjetor 2011, NOA – Komisioni i Venecias e ka vlerësuar si të drejtë praktikën shqiptare të leximit të votës së hedhur në kutitë e gabuara, si një votë e vlefshme, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Opinioni i Komisionit të Venecias i dhënë në një sesion ku merrte pjesë edhe një delegacion shqiptar i kryesuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, është vlerësuar nga kryeparlamentarja shqiptare si një konfirmim i praktikës shqiptare të ndjekur në zgjedhjet lokale të 2011-ës, dhe mbi të gjitha në betejën elektorale për bashkinë e kryeqytetit.

“Konkluzioni i Komisionit të Venecias se e drejta e votës, si e drejtë e njeriut, mbizotëron dhe se legjislacioni duhet të përmbajë procedura për përfshirjen në rezultat të votës së hedhur jo në kutinë e duhur, përbën një konfirmim të praktikës shqiptare të numërimit të këtyre votave”, vlerësoi mendimin e Komisionit të Venecias, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila mori pjesë në sesionin e radhës e ftuar nga Presidenti i Komisionit të Venecias, Xhani Bukikjo.

Sipas kryeparlamentares Topalli opinioni i Komisionit të Venecias përbën një dokument ligjor profesional dhe autoritativ dhe shërben si plan pune në zbatimin e rekomandimeve për zgjedhjet.

“Institucionet në Shqipëri nuk gabuan kur vendosën t’i përfshijnë votat e hedhura në kutitë e gabuara në rezultat dhe rasti i Shqipërisë meriton të shënohet si një rast pozitiv i respektimit të vullnetit të zgjedhësve”, deklaroi Topalli.

Gjatë këtij sesioni u diskutua dhe u miratua edhe opinioni i Komisionit për Shqipërinë. E shoqëruar nga bashkëkryetarët e komisionit ad hoc për reformën zgjedhore, deputetët Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri, zonja Topalli në fjalën e saj vlerësoi mbështetjen që Komisioni i Venecias i ka dhënë Shqipërisë, gjatë këtyre 20 viteve.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve më të fundit të reformës zgjedhore dhe i njohu anëtarët me ngritjen dhe fillimin e punës së komisionit ad hoc për reformën zgjedhore.

Ajo nënvizoi se reforma zgjedhore nuk është një detyrë e lehtë, por garantoi se Shqipëria është e vendosur ta bëjë atë duke e konsideruar suksesin si një gur milear në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Ndërkohë, Presidenti i Komisionit të Venecias, Xhani Bukikjo përshëndeti vlerësimet e bëra nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe vlerësoi hapat e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë për kryerjen e reformës zgjedhore si një mundësi për të qartësuar pikat e errëta të ligjit të zgjedhjeve.

Presidenti i KV-së shprehu gatishmërinë për të vijuar më tej bashkëpunimin.

mit/NOA

KOMENTE