English

Trezeguet, gati firma për River Plate

Argjentinë, 17 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - David Trezeguet dhe River Plate, siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, janë gjithnjë e më pranë njëri tjetrit.

Ditën e sotme 34-vjeçari francez, i cili është në fund të kontratës së tij me arabët e Bani Yas, ka kaluar vizitat mjekësore me sukses dhe pritet që ditën e hënë të firmosë kontratën me Millonarios, të cilët aktualisht janë të impenjuar në kampionatin e tyre të parë të Serisë B, pas rënies nga kategoria superiore e cila bëri bujë vitin e kaluar.

r.b/NOA

KOMENTE