Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurti: Të ndërpriten negociatat me Serbinë
English

Kurti: Të ndërpriten negociatat me Serbinë

Prishtinë, 18 dhjetor 2011, NOA – Drejtuesi I Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se objektivi i kësaj force politike gjatë vitit të ardhëshëm do të jetë ndalja e negociatave me Serbinë. Deklarata e Kurtit u bë në mbledhjen e tretë të Këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjs ku u diskutua plani strategjik veprues i këtij subjekti gjatë periudhës shtator 2011-mars 2012.

“Tash kur po bëhen gati katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, mocioni i Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë është vendimi më i rëndësishëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me mjete institucionale dhe jashtëinstitucionale do të angazhohemi për zbatimin e këtij mocioni deri në fund, pra për mbështetjen e prodhimit vendorë dhe zëvendësimin e mallrave që vijnë nga Serbia, për aktivizimin e të gjithë mekanizmave shteërorë për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar karshi Serbisë. Reciprociteti sjell barazi”, tha Kurti.

Në fjalimin e tij para këshillit të përgjithshëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti shpalosi programin, qëllimet dhe aktivitetet e Vetëvendosjes gjatë periudhës pas mbajtjes së mbledhjes së dytë të këshillit. Ai ka thënë se Vetëvendosja është subjekti i vetëm që ka kërkuar hapur dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe ri-definimin sipas tij të rolit të faktorit ndërkombëtar në Kosovë.

Ai ka theksua se kjo lëvizje është e vetmja që ka afirmuar çështjen e Bashkimit Kombëtare. “Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në institucione, bashkimi kombëtar në vitin 2011 u afirmua sikurse asnjëherë në këto vitet e pasluftës. Bashkimi kombëtar e politizon kombin tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE!, për shkak se është Lëvizje, thërret që të bëhemi politikisht kombëtarë, ndërsa partitë politike, duke qenë parti, përfundojnë kulturalisht provincial”, tha Kurti.

a.k/NOA

KOMENTE