English

Makina bie në lumë, një i vdekur, kërkohen pasagjerët e tjerë

Mat, 18 dhjetor 2011, NOA – Një person ka gjetur vdekjen kur makina, me të cilën udhëtonte ra në lumë nga ura e “Sul Batrës” në rrethin e Matit, në orët e drekës së të dielës, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje është nxjerrë nga lumi trupi i pajetë i Albert Guzhës.

Por, të pyetur nga policia, banorë të zonës të pranishëm në momentin kur makina humbi drejtimin duke përfunduar në lumë, thanë se në makinë nuk ndodhej vetëm një person.

Sipas policisë Albert Guzha udhëtonte bashkë me familjen e tij.

Policia dhe polumbarët kanë nisur kërkimet për të gjetur pasagjerët e tjerë në makinën e mbytur.

mit/NOA

KOMENTE
  • Sulejman Rama16:35 - 18 Dhjetor 2011
    per fat nuk kishte njerez te tjere .ngushullime familjareve te viktimes