Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj: Krizat politike nuk zgjidhen me përjashtimin e kolegëve
English

Malaj: Krizat politike nuk zgjidhen me përjashtimin e kolegëve

Tiranë, 18 dhjetor 2011, NOA – Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, deklaron se partia socialiste duhet të synojë modernizimin e saj dhe të shmang konfliktet. Duke ju referuar debatit që ka nisur në selinë rozë për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga Grupi Parlamentar, por dhe situatës politike në vend, Malaj shprehet se krizat politike në vend nuk zgjidhen me përjashtimin e kolegëve. Ai shton se deputetet nuk duhet të jenë thjesht kartona solidarë në Kuvend.

Në faqen e tij të internetit, Malaj sqaron arësyet se përse është kundër përjashtimimeve nga partia. Ai ndan opinionin me lexuesit duke theksua se beteja për demokracinë e brendëshme ka qenë pjesë e turit të tij të bashkëbisedimeve me qytetarët. “Unë ju këkrova mirëkuptim të diskutojmë rreth idesë, si të zhdukim rrënjet e krizave, konflikteve politike dhe grindjeve, në çdo rast rruga nuk do të jetë përjashtimi kolegëve, por ulja e rasteve konkrete që i nxisin këto kriza. Pra të demokratizojme partitë politike, të ndalim radikalizmin e partive poltike, të ndalim kapjen e shtetit, të ndalim kapjen e partive politike, të kufizjme vitet që i njeti person qëndron në një mandat politikë në parti apo në qeverisjen e vendit, në nivel vendorë dhe qendrorë, të mbështesim meritokracinë jo karirrën me telekomande, tu këkrojmë deputetëve të jenë aktivë dhe të kenë integritet perosonal dhe politikë dhe jo t’i shndërojmë në manikeninë apo kartona solidarë”, thotë Malaj në faqen e tij on-line duke ju përgjigjur interesit për rastin e çrregjistrimit të deputetit Kastriot Islami.

Ai shton se këto debate janë pejsë e partive moderne dhe duhet gjetur rruga për zgjidhje afatgjata. “Duhet të diskutojmë, ndaj duhet të mos jemi thjeshtë, “por” dhe “kundër”, por të gjejmë zgjidhjet më të mira afatagjata, jo thejshtë si i pëlqen disa individëve, por si duhet të jetë në favor të gjithe shqiptarëve”, thotë Malaj.

Më herët, Malaj ka publikuar dhe qëndrimin e tij në mbledhjen e Kryesisë së PS-së ditën e premte, ku kundështoi propozimin e kreut të PS-së, për çrregjisrimin e deputetit Islami. Malaj thotë se është kundër vendosjes së disiplinës formale në grupin e deputetëve. “Së pari, ritheksova në Kryesi konceptin që efikasiteti i një force politike vjen nga fleksibiliteti i saj dhe jo nga masa përjashtuese, apo disiplina formale. Masat ndëshkuese e përjashtuese do të jenë të dëmshme për sfidat politike të PS-së. Së dyti, këtë koncept të organizimit dhe drejtimit të PS-së nuk e trajtova thjesht për rastin Islami, por ia kam paraqitur edhe grupit të punës në PS, që po punonte për përmirësimin e statutit të PS. Pra është një diskutim për mentalitetin si bëhet fituese PS dhe jo një diskutim pro dhe kundër një rasti të veçantë”, deklaron Malaj.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Mihal17:41 - 18 Dhjetor 2011
    Nje mendje normale Ben dallimin perjashtim apo veteperjashtim... Sipas Z.Malaj I bie qe ish drejtuesit e LSI I perjashtuan ??? Po kopetentet aktuale qe Islami & shoferi I do ne kualicion (te kujt ?) nuk e di se Jane ne push-tet dhe Jo me 10 por me 40 % (?) Kaq shume ju pelqen vetja sa duhet te mbeteni te pazvendesueshem ? Do te perserisni edhe nje here postet ... por kush do te behet Min Finance ... se Islami I do te gjitha se I kujtohet Noli...