Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja me Izraelin, pritet lirimi i 550 të burgosurve palestinezë
English

Marrëveshja me Izraelin, pritet lirimi i 550 të burgosurve palestinezë

Jeruzalem, 18 dhjetor 2011, NOA - Në territoret palestineze të Rripit të Gazës ka nisur festa pasi është çështje orësh lirimi i 550 të burgosurve palestinezë nga qeveria izraelite, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Lirimi i tyre është pjesë e marrëveshjes së arritur në tetor mes Hamasit dhe kryeministrit Beniamin Netanjahu, për këmbimin e ushtarit izraelit Gilad Salit me 1 mijë e 27 të burgosur palestinezë.

Salit u kab rob nga forcat e Hamasit në vitin 2006 dhe u mbajt peng për 5 vjet me radhë.

447 të burgosurit e parë u liruan në muajin tetor, veprim që u shoqërua edhe me kthimin në shtëpi të ushtarit izraelit Gilad Salit.

Në radhët e të liruarve palestinezë ishin edhe të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët ishin dënuar për kryerjen e sulmeve vrastare ndaj izraelitëve.

Lirimi i 447 të burgosurve palestinezë u prit me entuziazëm në Bregun Perëndimor, ndërsa dorëzimi nga Hamasi i ushtarit Gilad Salit u shoqërua me frikë nga izraelitët, të cilët i druhen sulmeve me raketa nga aktivistë të Hamasit.

Që prej orëve të para të së dielës mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor kanë dalë në rrugë në pritje të lirimit të të burgosurve.

Në valën e dytë të të liruarve nga burgjet e Izraelit, pritet që të lënë qelitë persona më pak të rrezikshëm, të cilët kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, ndërsa mësohet se vetëm 41 prej tyre do të kthehen të banojnë në Rripin e Gazës.

mit/NOA

KOMENTE