Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Vota e emigrantëve, pjesë e rëndësishme e programit të PS
English

Rama: Vota e emigrantëve, pjesë e rëndësishme e programit të PS

Selanik, 18 dhjetor 2011, NOA/Update - Kryetari i PS Edi Rama zhvilloi dje një takim me shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Selanikut. Nw aktivitetin ku shoqwrohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama, nga sekretari për emigracionin dhe rininë në PS, Erion Veliaj, deputeti, njëherësh sekretar i grupit kuvendor të PS, Taulant Balla dhe kreu i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, Rama prezantoi librin e tij “Kurban”. Gjatw takimit me emigrantwt, Rama u shpreh se vota e emigrantëve është pjesë e rëndësishme e programit të ri të socialistëve. Rama e ka cilësuar atë si një imperativ për PS.

“Ajo që ne mund të bëjmë është ajo që mund ta bëjmë sëbashku. Mund ta bëjmë sëbashku duke dëgjuar prej jush, duke kuptuar prej jush, duke e bërë pjesë të programit tonë atë që bën sens si shqetësimi i përbashkët i juaji. Ju besoj e keni ndjekur që ne kemi shkruar një program të ri. Në atë program kemi një pjesë të posaçme për emigrantët. Është hera e parë që një program partie ka një dedikim të posaçëm për emigrantët. Por është vetëm hapi i parë dhe ai nuk është një program i përfunduar, është thjesht baza e një rrugë që ne duam ta bëjmë sëbashku deri në zgjedhje”, tha Rama.

Kreu i PS, iu pohoi shqiptarëve që jetojnë në Greqi se PS do të jetë më pranë tyre për të vjelë edhe mendimin se si ata duan të bëhen pjesë e zhvillimeve politike dhe demokratike të vendit. “Në Programin e PS, - është shprehur lideri i opozitës, - secili prej shqiptarëve që jetojnë në emigracion mund të japë kontributin e tij, pasi platforma politike e prezantuar në kongresin e 5 nëntorit ka ende nevojë për ide dhe contribute”.

Ai shtoi se shteti nw 20 vite nuk ka bwrw asgjw pwr emigrantwt. “Besoj se ne sëbashku e ndajmë bindjen që në rast se Shqipëria do të ishte tjetër, shteti shqiptar do të ishte tjetër dhe mënyra sesi do të funksiononte shoqëria dhe vendi ynë brenda dhe jashtë do të ishte tjetër secili nga ata që me një pasaportë shqiptare jetojnë jashtë do të shiheshin me një sy tjetër. Ju e mbani mend sesi jeni parë në fillim. Në rast se sot shiheni shumë më ndryshe sesi jeni parë në fillim, kjo është merita juaj, nuk është merita e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar në 20 vjet nuk ka bërë asgjë të ngjashme me atë që keni bërë ju. Nëqoftëse shteti shqiptar do të kishte bërë betejën e vet për vetveten për t’u ngritur në atë nivel që ju jeni ngritur, sot ne do të kishim një shtet që do t’i ngjante suksesit tuaj”, tha Rama.

Edi Rama i ka vlerësuar shqiptarët që jetojnë në emigracion jo vetëm si aktorë ekonomikë të rëndësishëm në vend, por dhe si aksionerë të vyer për politikën në Shqipëri. Rama theksoi në këtë bisedë të lirshme me shqiptarë që jetojnë në Greqi, në Selanik, bindjen e tij se Shqipëria në kushtet që është sot pas 20 vitesh nuk mund ta bëjë dot kapërcimin madh pa mbështetjen e kësaj bashkësie shqiptarësh të cilët janë një potencial në kuptimin e mendësisë demokratike dhe sociale:

Kryetari i PS ka zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Bashkisë së Selanikut, Janis Butaris. Një takim miqësor ku Kryetari i PS i ka dhënë jo vetëm librin “Kurban” po edhe një dhuratë simbolike me elementë të traditës shqiptare.

a.k/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi15:47 - 18 Dhjetor 2011
    HERONJTE E PA DEKORUAR. Me emigrantet e syrgjynosur neper bote,qe kur ata mbushen vaporet o u mbyten detit o i vrane ne malin me gropa,dhe deri tani qeverite e tranzicionit kane shtuar jetegjatesine sepse dollaret o eurot e tyre vecan kur atdheu ishte buze varit,shpetuan gjithe popullin shqiptar nga urija per te ngrene.Pa kuituar sakrificat e reth nje milion shqiptareve qe jetojne ne vende krejt ndryshe nga atdheu,pa ditur gjuhe,ligjet e vendit,ne punra qe vendasit i perbuzin,ku here hyjne ne spitale here dalin prej tyre nga semundjet qe kane mbartur dekada te tera,ku me dhembe ku pa dhembe,vetem byroistet i vune dhembet prej floriri ne Tirane.Disa emigrante hyjne burgjeve disa dalin,ka qe edhe makinen e kane bere dhome gjumi me rota,dhe me gjithe ate i dergojne atdheut dhe te afermeve te tyre,djersen dhe gjakun ne trajte paraje apo eurosh. Pikerisht keta heronj te pa dekoruar s'kuitohen fare nga qeverite per ti ndihmuar duke i ndergjgjesuar dhe tu ngrene nderin me voten qe ju takon me ligj.Me pak nga te gjjtha partite per emigrantet qe te votojne degjohet partia demokratike,ajo qe me shume se kushdo duhej ti mbronte keta shqiptare se jane pjese e pa ndare e demosit e popullit dhe partia Nr1 e popullit vete nga emri eshte ajo demo-kratike.Pse keshtu? duket qe keta shqiptare s'kane nevoje as per thes me mjell as per pune,pra nuk e shesin voten,ja dijne vleren votes.Kjo sepse ne vendin ku punojne qeverite e tyre kure nuk bejne zgjedhje te perlyera,te ndotura,sepse vota eshte me teper se e SHENJTE.Populli shqiptar si popull jo si i detyruar, me shenjtoret asnjehere s'eshte tallur o ti shkateroje. E jetoj ketu ne SHBA sa e shenjte eshte vota e c'do individi gjer te vendoset atje ku ai e desheron.I gjithe populli dhe qeveria me gjithe mjetet e vrojtimit, ditet qe votohet mbikqyrin "kodoshin" qe mund te perlyeje voten.Denimi per te eshte shume i rende nese vjeth voten.Ndaj votimi ne SHBA eshte krejtesisht i qete me shume se c'do dite tjeter per nga qetesia dhe regulli,liria dhe ndershmeria ne votim, ne c'do cep te atdheut Amerikan. C'do emigrant shqiptar eshte nje roman me vete me shume tragjedik per veshtiresite e tij dhe per ndihmen qe i ben atdheut.Ai ka vlera jo vetem me parate por edhe me kulturen dhe edukaten perendimore qe ai perveteson ngaqe jeton vite te tera ne shtetet ku desheron te hyje Shqiperia jone e prapambetur.Ka shume arsye qe qendrimi qeveritar shqiptar duhet te ndryshoje me emigrantet shqiptare te kudondodhur.
  • Ylber Zenuni14:53 - 18 Dhjetor 2011
    qe ne 1990 Shqipetaret kan nis rrugen e emigracionit,por kudo qe jane e mbajne koken kthyer nga shqiperia,akoma endrat i shikojne ne shqiperi,punojne dhe ndimojne familjet e tyre ne shqiperi,duke ndimuar familjet e tyre ndimojne edhe qeverit shqipetare,po shume prej nesh akoma nuk kemi te drejten e votes ne vendet ku punojme sepse jemi te huaj,po shqiperia perse na e mohon kete te drejte,mos valle jemi te huaj edhe per shqiperin apo ka frike nga fjala jone ka frike nga vota jone, apo vete qeverit luajne me votat tona sipas interesit te tyre. .