Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Senatori Kirk: Trajtim i barabartë i çështjes shqiptare në Maqedoni
English

Senatori Kirk: Trajtim i barabartë i çështjes shqiptare në Maqedoni

SHBA, 18 dhjetor, 2011, NOA - Senatori amerikan Mark Kirk ka deklaruar se çështja shqiptareMaqedoni duhet të trajtohet e barabartë në të gjitha fushat e jetës dhe nivelet kushtetuese. Kirk këtë e ka nënvizuar pas një takimi që zhvilloi me Komunitetin Shqiptaro - Amerikan në Çikago të Illionis. "Jemi në njohuri të rrjedhave shqiptare në Ballkan. Sa i përket veçmas situatës në Maqedoni, duhet një trajtim i barabartë i çështjes shqiptare në të gjitha fushat e jetës dhe nivelet e organizimit, të konstituimit të tyre edhe përmes ndryshimeve të Kushtetutës në këtë vend, ku shqiptarët duhen të jenë subjekt i barabart politik me të drejtë sovraniteti si element shtetformues,duke i lanë të gjitha në harresë ato majorizime që u bënë gjatë historisë në këtë vend", ka theksuar senatori amerikan Mark Kirk, i cili paralajmëroi zhvillimin e një vizite së shpejti në Ballkan.

Duke folur mbi zhvillimet në Kosovë, senatori amerikan ka nënvizuar se është i njohur gjithandej me situatën në Mitrovicën Veriore dhe për programet destabilizuese të qarqeve serbe. Sipas tij, këtë ka arritur ta kuptoj edhe përmes takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Uashington.

Kryetari i KSHA-së, Xhevat Sherifi dhe anëtari Azem Begzadi informuan senatorin amerikan mbi një varg zhvillimesh, duke nënvizuar regjistrimin e popullsisë, politikat qeveritare dhe faktetet historiografike mbi shqiptarët.

KSHA ka shprehur shqetësimin se në Maqedoni po rikthehet përdorimi i termit "pakicë kombëtare" për shqiptarët, dhe se ky emërtim po ndëgjohet dita ditës edhe nga faktorë ndërkombëtarë, për shkak siç u tha nga heshtja e politikës shqiptare.

"KSHA-ja shtroi edhe njëherë domsodoshmërin para faktorëve relevantë ndërkombëtar dhe të miqësisë së përjetshme më SHBA-në që i tërë fokusi politik dhe të avancimit të çështjes shqiptareMaqedoni të bëhet me ndryshimet e Kushtetutës aktuale,në të cilën shqiptarët duhet të pranohen me statusin e kombit me tërë të drejtat e patejtërsuesme për vetëvendosje. Përkitazi me këtë gjendje aktuale, KSHA-ja theksoi para senatorit amerikan Mark Kirk se Maqedonia është shtet shumëkombësh, prandaj shqiptarët gjithmonë kanë qenë element konstituiv i shtetësisë në Maqedoni (dhe asnjëherë i shtetësisë vetëm maqedonase). Për këto dhe segmente tjera të jetës aktuale shqiptarët sot janë të pakënaqur më pozitën e tyre", theksua në këtë takim nga KSHA, ku ishte i pranishëm edhe Jakup Rexhepi,Konsull gjeneral i Maqedonisë në Çikago. Mark Kirk është senator i Partisë Republikane, ndërsa është i njohur si ish-piloti amerikan i cili mori pjesë në fushatën e bombardimeve të NATO-s në Serbi në luftën e Kosovës në vitin 1999.

NOA/INA

Në foto: Senatori amerikan Mark Kirk

KOMENTE