Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të lindësh trinjakë dhe mos ngjasojnë askush me njëri-tjetrin
English

Të lindësh trinjakë dhe mos ngjasojnë askush me njëri-tjetrin

Statistikat tregojnë se rreth 70 çifte lindin trinjakë jo identik gjatë një viti dhe vetëm një ose dy çifte lindin trinjakë identik

Mançester, 18 dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Një nënë, e kënaqur për pritjen e shtatzënisë së saj, ka mbetur e habitur pasi ka mësuar për trinjakët, të cilët rriteshin në barkun e saj.

Catherine Cunningham dhe burri i saj, Brendan mësuan lajmin e rrallë pasi kishin shkuar në një skanim.

Shansi për të pasur tre fëmijë nga tri vezë të pllenuara në të njëjtën kohë është vetëm një në 25.000 raste, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Catherine lindi trinjakët e saj, Max, Sam dhe Jamie që ju shihni në foton e parë, - në Spitalin e Shën Marisë në Mançester.

Max peshonte 2. 4 kilogramë, Jamie peshonte 2. 5 kilogramë ndërsa Sam peshonte vetëm 2 kilogramë.

Tani pas katër muajsh trajtimesh, foshnjat janë në gjendje shumë të mirë.

Çifti Catherine dhe Brendan që shihni bashkë me trinjakët tek foto e dytë, jetojnë në Didsbury. Ata kanë një vajzë 2 vjeçare, Eva dhe janë duke u mësuar tashmë me familjen e madhe.

Nëna 32 vjeçare, Catherine tha: “Kur shkuam për të parë skanerin, për herë të parë, në fillim doktori gjeti dy rrahje zemrash. Mendova për pak çaste se do të lindja binjakë.

Por papritur ai tha se gjeti edhe një rrahje zemre të tretë dhe unë mbeta e shokuar kur mësova se do të lindja trinjakë. Ne nuk e dinim se ata ishin jo identik deri sa erdhën në jetë, por përgjatë shtatzënisë isha shumë e madhe, për shkak se foshnjat ndodheshin në tre placenta të ndryshme. ”

Babai i trinjakëve, Brendan, 37 vjeç, topograf ndërtesash tha: “ Askush nuk na besonte kur dhamë lajmin, madje nëna dhe babai im mendonin se po bënim shaka. Është fantastike dhe e mahnitshme teksa vërejmë sesi fëmijë tanë ndryshojnë dhe rriten këto kohët e fundit.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE
  • mirjana09:08 - 18 Dhjetor 2011
    nuk eshte thene se barrat gemelare te ngjasojene me njeri tjetrin dhe kjo vjen si rezultat i fekondimit te vezeve.perderi sa jane fekonduar tre veze keto bebe nuk ngjasojne me njeri tjeteri biles keta beba nuk kane as grup gjaku te njejte.po te ishte fekonduar vetem nje veze atehere keta beba do isin te tre njesoj edhe me gup gjaku te njejte.