Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AK: Shqipëria bëhet
English

AK: Shqipëria bëhet

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA - Aleanca KuqeZi mblodhi për herë të parë, të hënën në Tiranë, Asamblenë e Përgjithshme të saj, ku bëri publike nismën për mbledhjen në muajin maj të vitit të ardhshëm, të Kuvendit Mbarëkombëtar të AK-së, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në këtë takim merrnin pjesë qindra aktivistë dhe mbështetës, akademikë, profesorë, juristë, historianë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi bënë të ditur gjatë fjalimeve të tyre se deri më 28 Nëntor 2012, 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të arrihet numri 1 million i anëtarëve të Aleancës KuqeZi.

Gjithashtu në Asamblenë e Përgjithshme të Aleancës KuqeZi u bë me dije se në Kuvendin mbarëkombëtar të majit, do të miratohet edhe programi “Shqipëria bëhet”. Ky sipas AK-së është një program ambicioz, i cili do të hartohet nga ekspertët më të mirë juridikë, ekonomikë, socialë dhe kulturorë.

Në thelb të programit janë mundësitë reale të volitshme që Shqipëria të arrijë të bëhet.

Sipas AK-së ka ardhur koha që shqiptarëve t’u tregohet e vërteta për të ardhmen e tyre dhe të mos gënjehen më me premtime të pambajtura.

“Shqipëria bëhet” do të jetë një program afatmesëm dhe afatgjatë që do të prekë të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare dhe do të përfshijë ekspertë nga të gjitha trevat shqiptare, duke i dhënë një përmasë historike dhe mbarëkombëtare perspektivës së shqiptarëve. Programi “Shqipëria bëhet” do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë çështjes kombëtare, ekonomisë, zbatueshmërisë së ligjit, kriminalitetit, gjyqësorit, mjekësisë,

pensionistëve, ushtarakëve të liruar, bujqësisë, arsimit, kulturës dhe të tjera.

Asamblea e Përgjithshme u moderua nga personazhi i vitit 2010, koloneli Myslym Pashaj, i cili zbuloi dhe denoncoi marrëveshjen detare të ujërave Shqipëri-Greqi.

mit/NOA

KOMENTE