Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha- Thaçi: Kosova është shndërruar në faktor real të paqes në rajon
English

Berisha- Thaçi: Kosova është shndërruar në faktor real të paqes në rajon

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA- Kryeministri Berisha priti sot në takim Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i ardhur në Tiranë për promovimin e librit të gazetarit Blendi Fevziu.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, gjatë takimit Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e veçantë që shteti më i ri i Europës, Republika e Kosovës, është shndërruar e po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një faktor real të paqes, stabilitetit e promovimit të bashkëpunimit e miqësisë në rajon.

Nga ana e tij, Kryeministri Thaçi i përcolli homologut shqiptar përshëndetjet më të përzemërta të të gjithë drejtuesve të institucioneve më të larta në Kosovë, miqve e dashamirësve të Kryeministrit Berisha atje dhe të mbarë popullit të Kosovës, si dhe urimet më të mira për suksese të mëtejshme në rrugëtimin e rëndësishëm që Shqipëria përpara në realizimin e projekteve të saj madhore.

Ndër të tjera Thaçi e falenderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme e të jashtëzakonshme që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës në të gjitha aspektet.

a.y/NOA

KOMENTE