English

Pragë, të premten funerali i Vaclav Havel

Pragë, 19 dhjetor 2011, NOA- Funerali i ish-Presidentit disident Vaclav Havel do të zhvillohet të premten e ardhshme në katedralen San Vito Castello, në Pragë në orën 12.00.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, kjo u vendos sot nga Dagmar Havlova, e shoqja e Havel dhe Presidenti çek Vaclav Klaus.

Ceremonia në katedrale do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit ku do mbahet për publikun ditën e mërkurë.

Arkipeshku i Pragës Dominik Duka, shpjegoi për televizionin çek përmbajtjen e ceremonisë.

a.y/NOA

KOMENTE