Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti gjerman përjashton dorëheqjen dhe paraqet listën e pushimeve
English

Presidenti gjerman përjashton dorëheqjen dhe paraqet listën e pushimeve

Berlin, 19 dhjetor 2011, NOA - Presidenti gjerman Christian Wulff hidhet në ofensivë: Pas kritikës së re për marrëdhëniet me sipërmarrës të pasur avokatët e tij publikuan një listë udhëtimesh private për pushime, gjatë të cilave ai ka qenë mysafir miqsh afaristë.

Sipas saj Wulff kaloi gjatë kohës si kryeministër i Saksonisë së Ulët midis viteve 2003 dhe 2010 gjashtë pushime te shokët, ndër të tjera në Spanjë dhe Itali. Më parë Wulff qe shprehur për të parën herë në lidhje me një kredi private të diskutueshme duke theksuar, se nuk jep dorëheqje.

Unë jam në gjendje të mbaj përgjegjësinë për atë ç'kam bërë, tha Wulff, i cili mban prej 2010-s postin më të lartë shtetëror gjerman. Wulff gjendet në kritikë sepse si kryeministër i Saksonisë së Ulët pati marrë nga një çift sipërmarrës mik një kredi shtëpie prej 500.000 eurosh dhe këtë me kushte më të favorshme sesa ato të tregut.

NOA/DV

Në foto: Angela Merkel dhe Christian Wulff

KOMENTE