Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reforma zgjedhore, Berisha për opinionin e Venecias: Zhvillim i rëndësishëm
English

Reforma zgjedhore, Berisha për opinionin e Venecias: Zhvillim i rëndësishëm

Tiranë, 19 dhjetor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha vlerësoi opinionin e Komisionit të Venecias, që e cilësoi të drejtë praktikën e ndjekur në zgjedhjet lokale të 8 majit, ku u lexuan si të vlefshme votat e hedhura në kutitë e gabuara, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor të Partisë Demokratike, shefi i qeverisë deklaroi ky ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë edhe për faktin se në këtë takim në delegacionin e kryesuar nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli morën pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Kryeministri falenderoi institucionet eksperte për zgjedhjet për rekomandimet e shkëlqyera dhe të dobishme që ata kanë paraqitur për kryerjen e reformës zgjedhore në Shqipëri.

“Sikundër garantoj se do të punohet me seriozitetin më të madh për konkretizimin dhe vënien në jetë të udhëzimeve”, tha Berisha.

Ai kërkoi që Komisioni i reformës parlamentare në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, dhe aq më shumë me një dokument serioz mbi tryezën e punës, të vijojë punën për realizimin e kësaj reforme të rëndësishme për vendin.

Por, hyrjen e mbledhjes së grupit, shefi i mazhorancës ia kushtoi humbjes së liderit të shquar evropian, Presidentit të fundit të Çekosllovakisë dhe Presidentit të parë të Çekisë, Vaclav Havel, i cili u nda nga jeta dje, në moshën 75-vjeçare.

“Dje kombet e lira në Evropë dhe në botë humbën një nga liderët më të shquar të lirisë të shekullit të 20-të, ish-Presidentin e Çekisë, Vaclav Havel. Kombet ish-komuniste, kombi çek dhe të tjerë, që përjetuan diktaturat komuniste shihnin tek Havel, misionarin, frymëzuesin e përpjekjeve të tyre për liri dhe dinjitet, por dhe të revolucioneve të tyre paqësore”, u shpreh kryeministri.

Ai e çmoi Presidentin e parë të Çekisë si kryedisidentin, kryeintelektualin disident të Evropës ish-komuniste, i cili përjetoi përndjekje, persekutime, por i qëndroi fuqishëm besimit të vet tek liria, e vërteta dhe dashuria.

“Në të gjitha veprat e tij, Havel u përpoq t’u dëshmojë qytetarëve çekë absurditetin e regjimit totalitar, ndaj dhe vetëm pak muaj pasi doli nga burgu ai u shndërrua në udhëheqësin shpirtëror të lëvizjes demokratike të Çekosllovakisë në atë që njihet si “Revolucioni i kadifenjtë” dhe duke inspiruar popujt e tjerë në rrugën e përmbysjeve paqësore të regjimeve totalitare. Kam patur rast ta takoj disa herë dhe interesi i tij për Shqipërinë ishte shumë i madh”, nënvizoi kryeministri Berisha, duke kërkuar që i tërë grupi parlamentar të mbajë një minutë heshtje për nder të liderit dhe shkrimtarit nobelist të lirisë. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE