Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Nga janari, qytetarët autorë të planit urbanistik
English

Basha: Nga janari, qytetarët autorë të planit urbanistik

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA- Kryebashkiaku Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim me një grup studentësh e pedagogësh ku parashtroi vizionin e tij dhe të administratës që drejton për Tiranën.

Mësohet se qendër e bashkëbisedimit me arkitektët dhe urbanistët e rinj ishte plani i ri urbanistik që po hartohet nga ekspertet më të mirë.

Në këtë linjë Basha bëri të ditur se duke nisur nga muaji janar plani urbanistik do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë me qytetarët dhe grupet e interesit.

“Sot, Tirana ndodhet para një sfide të madhe dhe sfida është përfundimi në një kohë shumë të shkurtër, i një projekti shumë ambicioz, planit të përgjithshëm rregullues të qytetit të Tiranës, një plan i cili i ka munguar këtij qyteti, prej më shumë se 20 vite dhe kjo në vetvete ka sjellë shumë pasoja për qytetin, një plan përfundimi i të cilit do të sjellë benefite të shumta për qytetin, për qytetarët, për vendin dhe për kombin. Duke filluar nga muaji janar dhe shkurt, autorë të tjerë të planit urbanistik të Tiranës janë vetë qytetarët e Tiranës. Të grupuar në grupe interesi, biznesi, arti, kultura, sporti, rinia, mosha e tretë, specialistët e infrastrukturës të grupuar sipas shoqatave apo organizimeve të tjera që kanë dhe natyrisht qytetarët si aksionerë, si përgjegjës dhe si konsumues të realitetit qytetar, siç jetojnë në lagjet e tyre apo aty ku kryejnë aktivitetin e tyre të përditshëm, punën, mësimin në shkolla etj”, u shpreh Basha.

Ai përmendi disa nga elementët që spikasin në plan, si zgjerimi i hapësirave publike, Unaza e Madhe e Tiranës, etj.

Në vijim Basha u ndal edhe në njësinë bashkiake numër 4, nga ku tha se buxheti i vitit 2012 mbështet ndërtimin e 65 mijë metrave katrorë rrugë, nga të cilat 50 % të reja.

Siç raporton NOA.al, Basha theksoi se, “Projektbuxheti prej 70 milionë dollarësh i jep mundësi Bashkisë të nisë investimin për rikualifikimin urban të 100 hektarëve që nga kanalizimet, infrastrukturën rrugore, hapësira të gjelbra, kënde lojrash infrastrukture sociale etj. Rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve në Tiranë mbështetet në masë të madhe nga projektuxhetin e vitit 2012”.

Sipas tij, buxheti do të paguajë ndërtimin 4 shkollave të reja 9 vjeçare, 2 shkollave të mesme, 3 kopshte si dhe 2 çerdhe të reja ndërsa do të rikonstruktohen 11 kopshte dhe 5 çerdhe të tjera.

a.y/NOA

KOMENTE