English

Bora bllokon rrugën në Qafë-Krrabë

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA- Rruga në Qafë-Krrabë është bllokuar prag-mbrëmjen e sotme nga reshjet e dëborës.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se në këtë pjesë të rrugës ka reshje të dendura dëbore si dhe mjegull të dendur, ndërsa trashësia e dëborës shkon rreth 30 centimetër.

Gjithsesi uniformat blu theksojnë se janë marrë masa, por reshjet e shpeshta dhe të dendura po punojnë kundër tyre duke bllokuar rrugën, ndërsa flitet edhe për automjete të bllokuara nga dëbora.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Xheni Serica18:21 - 20 Dhjetor 2011
    po bor pastrueset nuk ekzistojne ne shqiperi? ,,,apo pak rendesi ka rruga elbasan tirane ------ komplimenti zoterinj zyrtare kur paguhen taksat duhet qe rruget te mirembahen ,,sikurse behet ne te gjithe boten ,, faleminderit...