English

Emergjencat civile, Nishani në Dibër

Dibër, 20 dhjetor 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ishte sot i pranishëm në qytetin e Dibrës ku mori pjesë në hartimin e planit të emergjencave civile.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, takimi u fokusua në masat e marra për përballimin e emergjencave civile në prag të fillimit të stinës se drimrit ku sipas Prefektit, institucionet e qarkut Dibër kanë treguar një rritje të standardeve demokratike për sa i përket shërbimit të emergjencave civile për të qenë sa me afër komunitetit në raste të bllokimit të rrugëve, izolimit të komunave, rrëshqitjeve të dherave, rritjes së nivelit të ujërave në rezervuare, furnizimin me ujë dhe energji elektrike si dhe ilaçe për spitalet .

Ministri Nishani theksoi se duhet të fokusohet në zonat më të vështira dhe problematike, duke marrë informacion në vijimësi dhe monitorimi e situatës në terren. Ministri i Brendshem Bujar Nishani të këtë takim ishte i shoqëruar nga zv. Ministri Ferdinand Pone si dhe deputetët e qarkut Dibër, Jemin Gjana dhe Sherefedin Shehu të cilët morën pjesë në mbledhjen e Komitetit të emergjencave.

a.y/NOA

KOMENTE